Wednesday, May 1, 2024

Shpëtim Duro e konsideron Vllazninë favoritin kryesor për fitimin e titullit kampion

Lexo

“Vllaznia është një hap përpara rivalëve të Superiores në luftën për titullin kampion.” Ky është mendimi i trajnerit të njohur të futbollit, Shpëtim Duro. Sipas Duros, që për momentin është pa ekip, por që më herët ka provuar të drejtojë skuadra me emër të futbollit shqiptar, mes tyre edhe Vllazninë dhe Partizanin. “Unë pashë lojën, barazimi ishte rezultati më i drejtë, edhe pse Vllaznia ishte pranë fitores. Për atë që dhanë skuadrat në fushë, barazimi ishte rezultati më i drejtë.”, u shprehë Duro për duelin e mbrëmjes së diele që ishte edhe ndeshja kryesore e javës së tretë.

Më tej, duke folur për skuadrat që pritet të jenë pretendente për trofeun, nga studio “Sport Neës” në Neës 24 ku ishte i ftuar, Duro ai e vendos  Vllazninë si skuadrën si skuadrën kryesore për fitimin e titullit kampion. “Nga katër skuadrat që ishin për titull në sezonin e kaluar, Vllaznia me Teutën e kanë filluar kampionatin ku e kanë lënë, kurse Partizani dhe Laçi e tregon edhe kuota e pikëve që nuk e kanë filluar ku e kanë lënë, megjithëse them se është herët. Sipas mendimit tim personal, çdo gjë do të ndryshojë. Por Vllaznia ka pasur ndeshje me Partizanin, Teutën e Laçin. Duke patur parasysh këto përballje, kam mendimin se është një hap para, më serioze si skuadër për titullin. Kanë ruajtur boshtin dhe kanë bërë përforcimet e duhura dhe them se kanë rritur jashtëzakonisht shumë fuqinë sulmuese të skuadrës. Ka një afrim si Latifi, nuk ka akoma nivelin e tij, por sigurisht që do të vijë gradualisht rritja e tij. Ka ardhur Aralica, një sulmues tipik, Gjurgjeviç. Mos harrojmë që i mungon Hoxhaj i cili ka qenë vendimtar në sezonin e kaluar. Por ka keqmenaxhuar ndeshjet, në aspektin e mbrojtjes. Ishte 2-0 në avantazh në Laç, tregon dobësi menaxhimi të situatave, edhe me Teutën e Partizanin. Ka probleme Vllaznia nëse nuk menaxhon avantazhin, por e shoh një hap para të tjerëve. E para është që edhe vjet ishte skuadër shumë solide. E dyta, ndryshimi i administrimit të klubit te një person i vetëm është shumë pozitiv për Vllazninë. Stadiumi patjetër, është impiant modern dhe tifozeria dihet që është përkrahje por edhe presion i madh ndaj kësaj skuadre. I ka elementët ndaj them është hap para, por është herët akoma.”, tha Duro.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img