Nisja jo e mirë e kampionatit me dy humbje radhazi, pakënaqësia e mungesës së rezultateve, shoqëruar me ultimatumin e fitimit të tre ndeshjeve nga anaga presidentit Safet Gjini, por më së shumti edhe mungesa e tij në drejtimin e skuadrës për ndeshjen e Kupës, Kukësi-Besa, në opinionin sportiv filluan të aludojnë për ndonjë lëvizje të trajnerit Skender Gega nga pankina kuksiane. Duke monitoruar situaten në fjalë dhe për të mos lënë shteg për interpretime të mëtejshme, Klubi i Futbollit Kukësi e ka parë të arsyeshme të sqarojë situatën në fjalë përmes një deklarate për shtyp shpërndarë për mediat.
“Komunikatë e klubit
Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!
Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus. Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty.”
Një komunikatë kjo në kohën e duhur për t’i dhënë fund çdo aludimi, madje përpos solidaritet në shërimin e tij, duke mos nguruar të shprehin respekt dhe vlerësime për punën e trajnerit të tyre Gega. Nga sa bëhet e ditur, me të marrë përgjigjen si pozitive me Covid-19, njëshi i pankines kuksiane është vetëizoluar në banesen e tij private në Tiranë deri në një vendim tjetër pas kryerjes së analizave të dyta.