Wednesday, April 24, 2024

Dorëheqja e presidentit të FSHP Masllavica, ish trajneri i kombëtares Petrit Hoxha kërkon shtyerjen e Asamblesë

Lexo

Lajmi i papritur për dorëheqjen e Theodhori Masllavices nga posti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes si dhe kandidaturës për president në punimet e Asamblesë së FSHP që do të mbahen me 14 nëntor ka shkaktuar një tëymnajë jo të vogël në komunitetin e sportit të peshëngritjes shqiptare. Pasi është njohur me këtë lajm, si dhe me situatën aktuale në forumet drejtuese, ish peshëngritësi dhe ish trajneri i suksesshëm i komëbatares së Shqipërisë, Petrit Hoxha ka reaguar menjëherë me një koment gjithëpërfshirës duke dhënë rekomandimet e tij, mes të cilave shtyerjen e datës së punimeve të Asamblesë të mënyrë të padiskutueshme.

Më poshtë njihuni me pikat  e analizës së Petrit Hoxhës si dhe rekomandimet e tij në lidhje me përmirësimin e situates, përcjellë ekskluzivisht për Veriu Sport.

“Të papriturat dhe skandalet në drejtimin e peshëngritjes s‘kanë fund!

-Eshtë fatkeqësi që spekullohet shumë me zgjedhjet për president dhe kryesi drejtuese të federatës.

-Mendoj se tani me dorëheqjen e konkurentit kryesor për president Theodhori Masllavica situata është vështirësuar dhe votimet duhen shtyre për një muaj tjetër…! Po përse, për një muaj tjetër dhe jo menjëhere?!?!

—Sepse Federata e Peshëngrites Shqiptare është e shkatërruar totalisht si nga profesionalizmi në drejtim, cilësia në rrezultate, masiviteti, numëri i limituar i ekipeve pjesëmarrëse, baza materiale e shkatërruar, atmosfera sociale skandaloze, niveli i ulët i trajnerëve e specialistëve…etj.

E gjithë kjo situatë skandaloze ka ardhur pikërisht nga presidencat e pa afta dhe të politizuara..!

—Meqë u krijua, kjo situatë tani duhet bërë kujdes në 2 drejtimet.

E para duhen pranuar kandidatura serioze për president dhe vetem meshkuj e në asnjë mënyrë femra; kjo për shumë arsye që s‘po i citoj!! Por femer s‘duhet në asnjë mënyrë…!

—Për momentin, mendoj që presidenca t’i besohet Esat Ademit…si më i miri në gjithë historinë e presidencave në peshëngritje deri në votime të reja.

E dyta duhet bërë kujdes në zgjedhjen e Këshillit Drejtues ku të spikasë gjaku i ri e profesionist…! Nga të gjithë të propozuarit, jam dakord vetem me Gertin, Tatjanen dhe Hektorin…!

Uroj qetësi dhe politika, shkaktarja për doreheqjen e presidentit aktual të qëndroj sa më larg. Ing.P.Hoxha”

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img