Sunday, November 24, 2024

K. Kombëtar i futbollit për femra, klasikja Vllaznia-Tirana 4:0

Lexo

Vllaznia – Tirana 4:0

(Shënues: Bajramaj 6’, 79’, Bajraktari 58’, Doçi 70’

E diel, 15 nëntor 2020, 0ra 14.00, stadiumI “Loro Boriçi” Shkodër

Vetë formatimi që Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë kampionatit të sivjetem duke përfshirë në futbollin e femrave të gjitha skuadrat e kategorisë Superiore të meshkujve, e ka bërë shumë më interesant konkurimin e këtij edicioni. I tillë ka qënë edhe ballafaqimi i sotëm në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në atë që historikisht është quajtur klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Një sfide kjo që i paraprin, klasikes tjetër edhe më të rëndësishme të Superligës së meshkujve, Vllaznia-Tirana, ballafaqim që do të luhet fundjavën e ardhshme po në “Loro Boriçi”. Por, duke iu rikthyer sfides së luajtur soT në Shkodër, ndonëse në pragndeshje kundërshtari konsiderohej i vështirë për t’u kaluar, me atë çfar u pa në fushën e lojës, Vllaznia ka qënë tërësisht dominuese e krejt ndeshjes.

Futbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza e filluan mjaft mirë takimin, teksa që në minuten e 6-të kalojnë në avantazh me golin e shënuar nga Zylfije Bajramaj. Gol që qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë duke krijuar idenë se mikeshat nga Tirana do të arrijnë të rivalizojnë, por edhe të pretendojnë për barazimin e rezultatit. Por, të këtij mendimi nuk janë futbollistet shkodrane, të cilat në minutën e 58-të e dyfishojnë avantazhin me anë të qëndërmbrojtjes Bajraktari. 12 minuta më pas, radha është për golashënuesen më të mirë të Vllaznisë dhe futbollit shqiptar, Megi Doçi, e cila shënon golin e tretë. Ndërkohë, nëntë minuta pas golit të tretë, pikërisht në të 79-të është sërishmi shpiptarja e Kosovës, Zylfije Bajramaj që shënon golin e katërt dhe të dytin e saj personal në këtë ndeshje. 4 me 0 për Vllazninë, rezultat ky që mbyllë të gjithë ndeshjen në favor të skuadrës kuqeblu.

Duke lënë pas këtë takim të kampionatit shqiptar, përqëndrimi i Vllaznisë tashmë është totalisht për sfiden europiane, atë Vllaznia-Minsk(Bjellorusi), takim që do të luhet të enjten e javës së ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img