Saturday, April 27, 2024

Lajm i hidhur për sportin dibran, ndërron jetë veterani i futbollit, Albert Kaba!

Lexo

Sporti dibran dhe në veçanarisht ai i futbollit, ka humbur një emër shumë të njohur të historisë së këtij qyteti. Bëhet fjalë për Arbert Kaben, ish futbollistin e viteve 90-të dhe në vazhdim, por edhe një nga mbështetësit e afërt shumëplanësh të klubit Korabi, i cili ka ndërruar jetë këtë fundjavë. Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga klubi dibran, i cili në postimin e fazes së tij, shkruan:

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Korabit, Albert Kaba duke humbur kështu betejën ndaj virusit vdekjeprurës. Berti ishte pjesë e familjes bardhekuqe për disa vite por do të mbahet mend si një ikonë e futbollit Dibran pasi është gjetur gjithmonë pranë skuadrave të vendlindjes duke dhënë kontributin e tij në të gjitha K tona të sinqerta për humbjen…I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

Në historikun e klubit Korabi, emri i Albert Kabes si futbollist del në skenë në  kampionatin 1998/99, ku ai luajti me sukses përkrah emrave të tjerë, si Bardhyl Torte, Shaban Verlaku, Ajredin Klobocishta, Besim Opre, Miqo Blazhevski, Avni Ushtelenca, Hekuran Ushtelenca, Albert Kaba, Uran Jani, etj. Ndërkohë, që në vijim, nën drejtimin e trajnerit Hekuran Ushtelenca, është pjesë e triumfit dibran në përvjetorin e 90-të të klubit kur Korabi ngrihet në kategorinë e dytë për të ecur më pas në ditë edhe më të mira deri edhe në kategorinë Superiore, ku krahas Kabës, spikasin edhe emra të tjerë futbollistësh, si Muhamet Trapi, Fatmir Bafto (nga Ohri), Betim Lleshi, Abdyl Lleshi, Ariton Rexha, Uranik Turkeshi, Kastriot Karpuzi, Shaban Vërlaku, Albert Kaba, Pajtim Cami, Fitim Samarxhiu, Fuat Spahiu, Ekuran Cami, Habib Kllobocishta, Adrian Mulladauti, Fais Ravmanoski, Musa Samarxhiu, Ujkan Jani, Adhurim Kaja, Drilon Koleci, Fatmir Lleshi dhe Erbil Abazoski.

Veriu Sport i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes “Kaba” për humbjen e njeriut të tyre të afërm, si dhe KF Korabi për humbjen e një ish futbollisti dhe një aktivisti model të klubit dibran deri në momentin sa ndërroi jete.

Pushofsh në paqe Albert Kaba!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img