Thursday, March 28, 2024

Liga e Kombeve, Shqipëria mund Kazakistanin, një hap afër kualifikimit

Lexo

SHQIPËRI – KAZAKISTAN 3-1

Cikalleshi 16′, Ismajli 23′, Manaj 62′ (p)  / Abiken 24′

E diel, 15 nëntor 2020, ora 18.00, stadiumi “Air Albania” Tiranë

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj(Selahi 86’), Kallaku(Gjasula 53’), Uzuni(Doka 67’), Manaj(Balaj 86’), Cikalleshi(Seferi 86’). Trajner: Edi Reja

KAZAKISTANI: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov

GJYQTARË: Xavier Fernandez, Roberto Fernandez, Guadalupe Ajuso (SPANJË)

Liga e Kombeve është rikthyer në “Air Albania” me sfiden Shqipëri-Kazakistan, takim i vlefshëm për grupin C4. Një përballje kjo shumë e rëndësishme për kuqezinjtë tanë, të cilët pas “faljes” pa mëshirë të pikëve në ndeshjet e mëparshme, e kishin për detyrim fitoren tre pikëshe, sepse në rast të kundërt pretendimet e kualifikimit mbylleshin këtu pa marrë parasysh ndeshjen e fundit me Bjellorusinë. Dhe ndodhi e para, Shqipëria fitoi me rezultatin 3 me 1 duke hapur rrugën edhe të një mundësie tjetër për të kaluar grupin.

Për tre pikët e sotme kanë menduar Çikalleshi, Ismajli, Manaj, të cilët tunden rrjeten kundërshtare respektivisht në minutat 16′, 23′ dhe 62′ (p). Tre gola këto kuqezi që bënë të pavlefshëm atë të skuadrës mike me autor Abiken, i cili në minutën e 24-tërt befasoi me atë gol të rrallë direkt nga mesi i fushës duke e gjetur të papërgatitur në vendosje portjerin Berisha. Një fitore kjo e merituar për kombëtaren shqiptare që përgjithësisht e ka lënë të kënaqur teknikun Reja, por që gjithësesi ka rezervat e tij në disa elemente të grupit kuqezi, të cilat do të ketë mundësinë ti riparojë për ndeshjen me Bjellorusinë. Sidoqoftë, më i rëndësishëm se gjithçka është te pikëshi i marrë, pikë të cilat e mundësojnë kombëtaren tonë për të vijuar në pretendimet që ka për kualifikimin në grup.

Fitorja e Bjellorusisë ndaj Lituanisë me rezultatin 2-0 e pozicionon atë në vendin e parë me 10 pikë e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë. Që do të thotë se të mërkurën në orën 16:00, kuqezinjtë tanë kanë një finale më vete me  Bjellorusinë. Për kundërshtarin, vlen edhe barazimi për të kaluar grupin, ndërkohë që Shqipëria vetem me fitore arrin kualifikimin. Shpresojmë dhe urojmë që djemtë kuqezi ta kalojnë me sukses këtë sfide dhe të realizojnë objektivin e kualifikimit, dhe në vijim të ecin me rezultate të tjera edhe më pozitive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img