Kukësi-Vllaznia 2:0
(Shënues: Shqipërim Taipi 29’, Edison Ndreca 82’)
E diel, 24 tetor 2021, ora 13.45, stadium “Arena Egnatia” Rrogozhinë
Kukësi (4-3-3): Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca; De Lucas, Sh. Taipi, Hila; Gj. Taipi, Milunoviç, Feijao.
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj; Jonuzi, Heriç; Da Silva, Latifi, Djurdjeviç; Aralica.
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orgest Grabova-I katërt Olsid Ferataj,
Sisstemi VAR Enea Jorgji-AVAR Ani Koçiaj
Kuqeblutë e Vllaznisë kanë kanë regjistruar humbjen e parë në 6 javë kampionat. Atë ia ka shkaktuar Kukësi duke e mundur me rezultatin 2 me 0, ndeshje kjo e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës, “Arena” Egnatia”.
Fitore në javën e parë në transfertën laçjane me rezultatin 3-5, e para e këtij lloji e regjistruar përballë kurbinasve. Më pas vijnë tre barazime radhazi duke krijuar një farë presioni në drejtim të Vllaznisë për ngërçin që po kalonte në gjetjen e fitores.
Më pas, në javën e pestë, vjen ajo fitore historike që kuqeblutë realizuan ndaj një Dinamoje pretendente me rezultain 6 me 3. Dhe, menjëherë pas kësaj ndeshjeje, kuqeblutë udhëtojnë në Rrogozhinë për t’u ndeshur me Kukësin solid të këtij fillim kampionati.
Oprimizmëm i ligjshëm, por edhe besim i tepruar në radhët e kuqebluve se da ta mundnin Kukësin. Madje, kishte edhe prej atyre që parashikonin fitore me gola, por realiteti foli ndryshe.
Në fakt, për hirë të së vertetes, fillimi ishte shumë më i mirë për Vllazninë, e cila i afrohet në mënyrë të ndjeshme golit në portën kukësiane me rastin flagrant të Da Silvës, apo edhe të Latifit, e të tjerëve në vazhdim, por pa rezultat.
Pasi kanë shpëtuar për mrekulli nga pësimi i golit në portën e tyre, kukësianet zgjohen, jo vetëm duke mos lejuar depërtimin e sulmuesve shkodranë në zonën e tyre, por, me një përmirësim të ndjeshëm të lojës marrin nën kontroll. Mungesa e Ardit Krymit në mesfushë ka lënë një boshlëk të madhe në radhët e kuqbluve, të cilët ndëshkohen në minutën e 28-të me një supergol të shënuar nga Gjelbrim Taipi, përmes një gjuajtje nga rreth 35 metra që shkon drejtpërdrejt në trekëndëshin e majtë të sipërm të portës kuqeblu.
Me rezultatin 1 me 0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, ka një tendencë nga ana e Vllaznisë të rikthejnë rrezikshmërinë e asaj që shfaqën në fillimin e takimit. Për këtë Brdariç kërkon edhe ndihmën e stolit me disa ndërrime radhazi. Por, kukësianët tashmë janë të mirëvendosur në fushën e lojës, ku jo vetëm nuk lejojnë prekjen e rrjetës së tyre, por nga ana tjetër në skenë del Edison Ndreca me një gjuajtje gërshërë të minutës së 82-të, ku pasi topi përplaset në tokë, shkon mbi kokën e portjerit Zogoviç.
2 me 0 për Kukësin. Brdariç lëviz përsëri me stolin edhe me dy ndërrime të tjera, por njëri prej tyre, Mustedanagiç, është i pafat. Nëse javën e kaluar ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”, sapo u aktivizua shënoi gol, të gjashtin për ngjyrat kuqeblu, sot në “Arena Egnatia”, pak çaste pasi u fut në fushën e lojës u ndëshkua me karton të kuq.
Vllaznia nuk ka më forcë për të reaguar, ndërkohë që kukësianët shënojnë edhe një gol tjetër, por ai anulohet nga arbitri për pozicion jashtë loje. Dhe, pas 6 minutave shtesë, vjen vërshëllima përfundimtare e arbitrit Cjapi duke sinjalizuar mbylljen e krejt ndeshjes me shifrat 2 me 0 në favor të kupësianëve, të cilët tashmë e shikojnë veten në krye së bashku me Tiranën dhe Teutën.
Ndëkohë Vllaznia, ndërsa priste shansin e ngjitjes në krye të renditjes, me këtë humbje lëshon terren duke zbritur më poshtë rivalëve të kreut.
Gaspër MARKU