E paralajmëruar edhe më herët, bashkëpunimi në mes Vllaznisë dhe Edi Martinit tashmë është mbyllur përfundimsht. Një gjë të tillë e konfirmon zyrtarisht edhe njoftimi i KF Vllaznia në faqen zyrtar të klubit kuqeblu.

NJOFTIM ZYRTAR
KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës.
I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Faleminderit, Edi!


