Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së tretë. Sipas programit të hartuar nga organizatorët, tetë skuadrat pjesëmarrëse do t’i luajnë ndeshjet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë.
Java në fjalë ka si kryendeshje, ballafaqimin MFC Panthers – KF Air Albania, ekipe këto që në përbërjet e tyre kanë ish futbollistë me emër që kanë luajtur me Vllazninë dhe ekipin kombëtar. Për sfidën në fjalë, protagonistë nga të dy kampet përkatëse kanë dhënë deklaratat e tyre mediatike duke u shprehur për fitore të skuadrave të tyre. Por, natyrisht, ajo që e vendosë se kush do të jetë fitues, është përballja në fushës e lojës, në sfidën e mbrëmjes të së shtunës në Kompleksin Sportiv “Lici” duke filluar nga ora 19.00.
Po të shtunën, do të luhet edhe çifti tjetër i futbollit të kalçetos 5×5, Dom Bosko dhe Vllaznimi, takim i cili zhvillohet në Kompleksin Sportiv “Lici”, duke filluar nga ora 18.00.
Ndeshjet e javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 mbyllen të dielen, me ndeshjet e dy çifteve të tjera, të cilat do të luhen në fushën sportive të kalçetos së Gurit të Zi. Fillimisht, në orën 18.00, në fushë do të zbresin ekipi Guri i Zi – Man. Junajtid, ndërsa, një orë më vonë, në 19.00, do të ndeshen Shqiponja e Vaut të Dejës me Olimpik 1 Maji.
Kalendari i plotë i Javës së 3-të të futbollit 5×5
- Don Bosko – Vllaznimi, e shtunë dt : 06.11, ora (18:00), Kalçeto “Lici”.
- Guri i Zi – Man. Junajtid , e diel, dt : 07.11 , ora (18:00 ), Kalçeto “Guri i Zi”
- Shqiponja VD – Olimpik 1 Maji , e diel, dt: 07.11, ora (19:00), Kalçeto “Guri i Zi”
- MFC Panthers – KF Air Albania, e shtunë, dt 06.11, ora (19:00), Kalçeto “Lici”