Prag San Marino-Shqipëri, trajneri që ka drejtuar më herët Teutën, Roberto Cevoli, vlerëson kombëtaren kuqezi, por kërkon maksimumin nga skuadra e tij

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i kombëtares të San Marinos, Roberto Cevoli, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Shqipërisë në Nations League.

Ish-trajneri i Teutës, Roberto Cevoli është plotësisht i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, megjithatë, siç thekson ai, këto janë situata që i njohin mirë.

“Skuadra e Rolando Maranit, një ekip që e njoh mirë, është një formacion i kompletuar dhe me talente të mëdha individuale. Duhet ta gjejmë sërish veten dhe të tregojmë sërish se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Jam i bindur se kombëtarja do të tregojë atë vendosmëri që disi mungoi ndaj Finlandës”, ka thënë mes të tjerash Cevoli.

Roberto Cevoli e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi në sezonin 2016-2017 ka drejtuar për disa javë Teutën në kampionatin shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img