Monday, January 19, 2026

(Video) Superliga e Malit të Zi/Deçiq i Tuzit sfidon Buduçnostin brenda në Podgoricë-Fotoreportazh nga Agron Isufi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionati i Superligës së futbollit malazez rezervoi mbrënjen e sotme një kryendeshje në stadiumin “Buduçnost” të Podgoricës. Bëhet fjalë për derbin, Buduçnost i Podgoricës dhe Deçiq i Tuzit. Një ndeshje kjo shumë e dyluftuar, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës së Deçiqit me rezultatin 2 me 1.

Për tuzianët e Deçiqit golat u shënuan nga Ilir Camaj në minutën e 55-të dhe Drazhko Bozhoviç në minutën e 90-të. Një fitore kjo shumë e rëndësishme për KF Deçiqin e Tuzit, e cila u përjetua me shumë emocione edhe nga një tifozëri e zjarrtë e komunitetit shqiptar të komunës së Tuzit, e cila e mbështeti skuadrën gjatë të gjithë takimit.

Takimin në fjalë e ndoqi nga afër edhe kolegu ynë, Agron Isufi, i cili përcjellë atmosferën e kësaj fitoreje përmes fotove dhe vidiove të realizuara në tribunën VIP të stadiumit “Buduçndost”, aty ku të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, presidenti i KF Deçiq, Pal Dreshaj, gazetari i njohur sportiv, Vllado Joviceviç, delegati i ndeshjes, Bozho Çorsoviç, etj, me të cilët Agron Isufi pozoi në fundin e takimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img