Shqipëria pa Muçin dhe Ramadanin, sot në sfidën ndaj Bjellorusisë. Luhet në fushë asnjanëse, stadiumi hungarez “Illovszky Rudol”, prej orës 18:00

Shqipëria luan sot në Hungari një ndeshje vendimtare për fatet e këtij edicioni të Nations League. Kuqezinjtë sfidojnë Bjellorusinë në Budapest (në fushë neutrale dhe pa tifozë në orën 18:00) në një sfidë vendimtare për vendin e parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Ka lajme të këqija për trajnerin Maran në prag të kësaj ndeshjeje vendimtare. Ernest Muçi, një nga lojtarët më në formë të kuqezinjve, nuk ka arritur të rikuperohet dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë.

Edhe Ramadani do të mungojë sepse është i skualifikuar, ndërsa Qefalija do të ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Samuele Sina është bashkuar me skuadrën U21, ndërsa Ysni Ismaili dhe Feta Fetai janë të gatshëm për trajnerin Maran për ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe