Monday, November 25, 2024

Egnatia-Vllaznia, pas pak, në 13.45, zbardhen formacionet dhe gjyqtarët e ndeshjes

Lexo

Egnatia dhe Vllaznia, janë gati për sfidën e fundit të javës së 8-të të Abissnet Superiore, takim i cili luhet sot në “Egnatia Arena” duke filluar nga ora 13:45. Nga sa bëhet e ditur, përgjithësisht, skuadra kuqeblu është e plotë duke pasur lajmin e mirë të rikuperimit të  treshes Latifi, Jonuzi dhe Diagne, të cilët kaluan disa probleme fizike gjatë javës dhe sot janë në fushë nga minuta e parë. I vetmi shqetësim për trajnerin Brdariç është sulmuesi Fahrudin Djurdjeviç, i cili akoma nuk është në fazën e plotë të rikuperimit.

Me një përbërje të plotë është edhe skuadra vendase, e cila nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani do të kërkojë të bëjë më të mirën përballë Vllaznisë.

Në pritje të orës 13.45 kur starton takimi në “Egnatia Arena”, mësohen edhe verdiktet që dy trajnerët kundërshtarë, Magani për vendasit dhe Brdariç për në lidhje me formacionet që ato të aktivizojnë nga minuta e parë.

Egnatia, pritet të luajë me këtë formacion: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Telushi, Iseni, Jackson, Çyrbja, Imeri, Pedro

Ndërsa Vllaznia, ka projektuar këto emra për t’I hedhur në fushë nga minuta e parë: Zogoviç, Gurishta, Adili, Fallou Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Aralica, Latifi

Takimi do të gjykohet nga treshja Kreshnik Bajramaj, Renato Malaj, Xhuljo Mani, i katërt Olti Çela. Ndërsa në sektorin VAR do të jenë Florjan Lata dhe Denis Rexha.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img