Friday, November 22, 2024

Barazon 1-1 në transfertë me Egnatian, Brdariç, ka ankesa ndaj klubit për fushat stervitore, dënon edhe gjestin e Latifit në momentin e ndërrimit

Lexo

“Ne duhet të punojmë për rastet që humbim. Duhet të jemi më të qetë në zonën e rreptësisë, të gjejmë vetëbesim para portës. Të stërvitemi akoma më shumë për këtë gjë, pasi diferenca do të vazhdojë të rritet dhe do na ikin kryesueset. Vllaznia e sezonit të kaluar: E para mendoj se ne besojmë të rruga që kemi filluar. Nëse do të punosh në nivele të larta, duhet të punosh në kushte të mira. Gjatë javës nuk dinim ku duhet të stërviteshim, duhet të jemi më serioz me klubin, ka ardhur koha të stërvitemi mirë dhe të kemi kushte, pastaj të kërkojmë rezultate. Ndoshta ka qenë dhe mungesë fati, pasi e patë vetë që krijuam dhe në fund nuk krijuam, por kjo ka të bëjë dhe me stërvitjen që bëjmë gjatë javës, pasi nëse nuk stërvitemi mirë vijnë dhe këto në fushë.”, tha Brdariç, duke u ndalur më teëpr tek kushtet stervitore se sa tek ajo çfar paraqiti Vllaznia në ndeshjen e sotme.

Sa i përket rastit të Latifit, i cili siç u pa live në stadium, por edhe në sekuencat tekevizive, futbollisti kuqeblu, në momentin e ndërrimit bëri një gjest tejet agresiv me të mbërritur në pankinën kuqeblu, Brdariç, tha: “Marrëdhënia me Latifin: Mendoj se bota nuk rrotullohet rreth Latifit. Ai duhet të pranojë vendimin e trajnerit, në të vërtetë nuk di çfarë të them. Të gjithë duam të luajmë për 90 minuta, ne analizojmë dhe flasim me lojtarët gjatë javës, por nëse nuk dëgjojnë këshillat tona gjatë ndeshjes kjo ndikon te atmosfera e ekipit. Mendoj se dy ndeshjet e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira, duhet të jemi të qetë, të kthjellët deri në fund. Kur ka sjellje të tilla, ndikon dhe te grupi pasi sezoni është i gjatë dhe duhet të jemi më të qetë në këto momente.

Është e thjeshtë për ta thënë që kemi shumë kualitet, por lojtarët duhet ta reflektojnë në fushë këtë gjë. Ndoshta sezonin e kaluar kishim më shumë kohë në fazën përgatitore, dhe kishim më shumë kohë për të ndërtuar ekipin. Ne besojmë se punojmë me shumë përqendrim dhe duhet të jemi më të durueshëm se viti i kaluar, por besojmë se me kohën rezultatet do të vijnë dhe çdo gjë do të jetë në vendin e vet”, përfundoi pronoincimin e tij të pas ndeshjes, Egnatia-Vllaznia që u mbyll në barazim 1 me 1, trajneri kuqeblu, Tomasa Brdariç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img