Monday, November 25, 2024

Të hënën, Shqipëri-Andorra, ora 20.45. Broja nuk udhëton me skuadrën, qëndron në Angli, ftohen marrëdhëniet me teknikun Reja

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë Anglinë ku mbrëmjen e së premtes luajti në Uembli duke u mundur thellësisht 5 me 0, dhe ka mbërritur në Tiranë duke u akomoduar menjëherë në qëndrën sportive të Durrësit. Në prag të ndeshjes së fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, asaj ndaj Andorrës që do të luhet të hënën duke filluar nga ora 20.45, në krahasim me ndeshjet e mëparshme, lista e Kombëtares kuqezi ka pësuar ndryshime të shumta.

Nisur nga mungesat e shumta të titullarëve që ka, për ndeshjen e datës 15 nëntor ndaj Andorrës tekniku Reja ka thirrur Ernest Muçin, Enis Çokajn dhe Taulant Seferin janë ftuar nga trajneri Edoardo Reja e do të bashkohen menjëherë me skuadrën.

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori Keidi Bare, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Anglinë, do të largohen nga grumbullimi për t’u kthyer me klubet respektive e për të vijuar rikuperimin. Edhe mbrojtësi tjetër Frederik Veseli ka pasur probleme fizike pas ndeshjes dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është konkluduar se e ka të pamundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës. Po kështu, për shkak skualifikimi do të mungojnë edhe Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli, të cilët do të qëndrojnë pranë kombëtares për sfidën e fundit.

Por, ajo ka krijuar një diskutim jo të vogël në kampin kuqëzi, por edhe më gjërë, ka të bëjë me Armando Brojën. Futbollisti nga Malësia e Madhe është krhyer në një çështje më vete.

“Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes. Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “Ëembley” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë.”.

Ky është informacioni zyrtar që vjen nga FSHF për rastin Broja, por burime të tjera bëjnë me dije se mes lojtarit dhe trajnerit Reja tashmë ka një çështje. Nga sa bëhet me dije, edhe pse ka kaluar disa ditë dëmtimi, Broja i është bashkuar pak me vonesë skuadrës, duke zhvilluar vetëm një seancë stervitore, një ditë përpara ndeshjes, ku stafi mjekësor i skuadrës së tij angleze ka garantuar gatishmërinë e tij për lojë.

Por, trajneri Reja, nuk e ka përfshirë fare lojtarin e tij në protokollin e ndeshjes me Anglinë duke e çuar Brojën në tribunë. E gjitha kjo ka bërë që Broja të marrë një zhgënjim të madh për lënien jashtë këtij dueli. Dhe, për këtë thuhet, se ai nuk ka pranuar të udhëtojë me skuadrën drejt Shqipërisë duke i ftohur në maksimun marrëdhëniet me teknikun Reja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img