Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore, rikthehet me javën e 9-të. Vllaznia-Kastrioti, sot në “Loro Boriçi”, ora 16.45

Lexo

Superiorja bëhet gati për të mbyllur fazën e parë, do ta bëjë atë me përplasje për kreun dhe mes atyre që shpresojnë të ngrejnë pretendimet e tyre. Kështu Vllaznia do të presë Kastriotin, në një sfidë në të cilën trajneri i kuqebluve, Brdariç duhet të mos gabojë. Në tri ndeshjet e fundit, skuadra shkodrane ka marrë vetëm një pikë, me kreun që është në një largësi prej dhjetë pikësh. Kastrioti nga ana tjetër nuk pajtohet me fundin e renditjes, situatë që kërkon ta ndryshojë, madje duke sakrifikuar dhe Kupën.

Partizani e Laçi, një përballje mes dy skuadrave që kërkojnë të ngrejnë pretendimet e tyre pas një nisje të sezonit larg pritshmërive. Të kuqtë kanë marrë tri fitore radhazi mes kampionatit dhe Kupës e kjo kundër të besuarve të Josës, që në pankinën kurbinase njeh vetëm fitore. Do të jetë një ndeshje tregues.

Kampionët në fuqi të Teutës do të jenë ata që do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo javë e nëntë kur të zbresin në fushë të dielën përballë Skënderbeut. Skuadra e Memellit sapo ka marrë fitoren e parë në kampionat, por përballë durrsakëve nuk do të jetë fare e thjeshtë të përsëriten. Madje Martini duke parë dhe sfidat e tjera, përballjet direkte, shpreson se mund të reduktojë diferencën me kreun, që për momentin është tetë pikë.

Të hënën është radha e Dinamos të zbresë në fushë në një sfidë me Egnatian, që vjen pas dy humbjeve radhazi me Tiranën, pavarësisht se ajo e fundit e pësuar në Kupë nuk ishte e hidhur pasi arriti të kualifikohet pas gjuajtjeve të penalltive. Shkëmbi do të kërkojë të rikuperojë në kampionat, por përballë është një skuadër e vendosur, që ka nxjerrë jashtë Kupës skuadrën e Kukësit dhe me 10 pikë nuk ndihet aspak komode në një renditje të ngjeshur.

Përplasja e kreut ul siparin e javës që përmbyll fazën e parë të kampionatit, Tirana kërkon arratinë kur të shkojë në “Loro Boriçi” për tu përballur me Kukësin. Longo e di fare mirë se një humbje në këtë sfidë do të komplikonte akoma më shumë situatën, pas largimit nga Kupa. Por Tirana e Shehit ka treguar qartë objektivat dhe mesazhin e bardhebluve e kanë lexuar të gjithë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img