Monday, November 25, 2024

(Intervista), Gilman Lika: Testi kryesor i kuqebluve, Vllaznia favorite për fitore ndaj Laçit(Vllaznia-Laçi, të shtunën ora 19.45)

Lexo

Një ndeshje shumë të rëndësishme dhe delikate e ka konsideruar ish kapiteni kuqeblu, Gilman Lika, sfidën në mes Vllaznisë dhe Laçit që do të luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 19.45.

“Vllaznia-Laçi është një ndeshje delikate, duke marrur parasysh që Laçi vjen pas një serie me rezultate pozitive. Mendoj që më e favorshme në këtë ndeshje është Vllaznia sepse ka një ekip më cilësor por janë edhe më të uritur që t’a fitojnë këtë ndeshje. Duhet vlerësuar maksimalisht pasi ardhja e Mirel Josës në krye të Laçit e ka bërë skuadër të frikshme.”, tha Lika në fillim të prononcimit të tij.

Për Likën, fitorja 3 me 1 nga Kastriotit ka shtuar entuziasmin dhe moralin në skuadër, ndërkohë që edhe e gjithë java e nëntë foli për kuqeblutë duke e afruar atë edhe më tepër me skuadrat e kreut si pretendente për titull. “Fitorja me krutanët ndikon shumë në anën psikologjike të Vllaznisë pasi ndeshja nuk kishte ndonjë vështirësi të madhe për t’u fituar. Kjo që kaloi ishte një javë e favorshme sepse përpos fitores të gjithë rezultatet tjera, me pak fat,  ishin në favor të Vllaznisë. E rëndësishme është që Vllaznia të marrë ndeshjet e saja dhe mos të shikojnë ndeshjet e tjera. Është shumë herët të them për një Vllazni pretendente, por elementi dhe grupi janë kshtuqë pse jo mos të pretendojmë.”, vijoi Lika.

Më tej, Lika flet edhe për politikën e zbutjes së çmimit të biletave që drejtuesit kanë aplikuar për këtë ndeshje. “ Personalisht mendoj se është jë politike pozitive, por jam kurioz që shikoj se si do të reagojnë tifozët. I bëj thirrje atyre, sepse me ndryshimet e çmimeve që po bëjnë drejtuesit e klubit ia vlen të ndjekësh Vllazninë në stadium një herë në dy javë.”, tha ai.

Të dielen, në kuadrin e festave të nëntorit, do të luhet një ndeshje mes yjeve vtë kombëtares të Shqipërisë dhe Kosovës, ku në listën e kombëtares së Shqipërisë janë edhe dy veteranët e futbollit shkodran, Gilman Lika dhe Hysen Zmijani.

“Kemi marrur një ftesë unë dhe Hysen Zmijani nga Federata Shqiptare e Futbollit për një ndeshje që realizohet ndërmjet ish lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për festën e 28-29 nëntorit. Ndeshja do zhvillohet në Durrës dhe do jetë një ndeshje vllazërore. Është një emocion shumë i madh të rivesh përsëri fanelën kuq e zi.”, përfundoi Lika.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img