Friday, April 26, 2024

(Video) Universiteti L. Gurakuqi-Turne sportiv për festat e nëntorit

Lexo

Shoqata Sportive e Universitetit të Shkodrës, e krijuar kohët e fundit ka filluar menjëherë nga aktivitetet e saj të larmishme. I tillë është Turneu Sportiv dy ditor që i kushtohet festave të nëntorit, me një kalendar sportiv të zgjeruar me pjesëmarrjen e ekipeve sportive të Fakulteteve të Universitetit.

Aktiviteti në fjalë, i mbështetur nga institucioni i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, i cili ka startuar paraditen e së enjtes në mjediset e palestrës sportive të universitetit, ka përfshirë në konkurim, kampionatin e volejbollit për femra, basketbollit për meshkuj, si dhe minifutbollit për meshkuj.

Sidomos ballafaqimet e volejbollit të femrave, ku në formacionet e fakulteteve konkuruese bëjnë pjesë edhe studente-volejbolliste të elitës që luajnë në Superligë me Vllazninë, ndeshjet janë shoqëruar me plot entuziasëm. Një entuziazëm, jo vetem në fushën e lojës, por edhe nga studentë të shumtë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, që ishin të pranishëm në aktivitet duke bërë tifo për ekipet e fakulteteve të tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img