Sunday, November 24, 2024

Champions League Femra-Probleme tek Vllaznia e femrave, trajneri Leka dhe portjerja Berhami rezultojnë pozitiv

Lexo

Starton në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës sfida europiane e futbollit të femrave, Vllaznia-Minsk, takim ky i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së kampioneve. Skuadra kuqeblu vjen në këtë ballafaqim pasi eleminoiu në turin e parë kampionen e Turqisë, ndërkohë që të njëjtin objektiv ka edhe sot. Një fitore kundra skuadrës kampione të Bjellorusisë e çon skuadrën shkodranë në turin e trete mes 32 skuadrave më të mira të kontinentit europian, një arritje që e pati edhe në sezonin e kaluar. Lajmi më i fundit në kampin kuqeblu ka të bëjë me mungesen në stol të trajnerit të parë, Nikolin Leka. Në përgjigjen e marrë pas analizave të kryera konform rregullores së Uefas në këtë kohë pandemisë, trajneri Leka ka dalë pozitiv duke qënë i infektuar me Covid-19.  Në këto kushte, skuadrën po e drejton zëvendëstrajneri Arben Parmeza. Së bashku me trajnerin Leka, pozitiv ka rezoltuar edhe portjerja Berhami. Në këto kushte, Leka dhe Berhami kanë qënë të detyruar të largohen nga skuadra për të vijuar karantinimin për 14 ditë në banesat e tyre.

G. MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Abissnet Superiore-Sot 3 duelet e fundit të javës së 14-të: Bylis-Egnatia, Partizani-Laçi, Elbasani

E nisur dje me dy ndeshjet e para, Vllaznia-Teuta dhe Skënderbeu-Dinamo, e para e fituar nga kuqeblutë me rezultatin...
- Advertisement -spot_img