E shtuna dhe e diela e kësaj fundjave sjellin për sportdashësit shkodranë ndeshjet e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, aktivitet që organizohet nga Zyra Rajona e FSHF-së Shkodër.
Përfaqësuesi i kësaj zyre, Klazër Shkëmbi që vazhdon të ndjekë nga afër ecurinë e këtij kampionati, bën me dije se javë e shtatë do të luhet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë, datë 4 dhe 5 dhjetor 2021. Olimpik – Manchester, është çifit I parë që starton ditën e shtunë në fushën sportive kalçeto “Bahçallek” duke filluar nga ora 18:00. Po të shtunën, por në orën 19.00, luhet çifti tjetër, Shqiponja – Vllaznimi, takim ky që do të zhvillohet në fushën sportive kalçeto “Gur i Zi”.
Ndërkohë, mbrëmjen e së dieles, në program janë për tu luajtur edhe dy çifte të tjera. Ato janë, Panters – Gur i Zi dhe Air Albania – Don Bosko, takime këto që fo të zhvillohen që të dy në fushën sportive, të kalçetos, “Lici”, përkatësisht në oraret, 18.00 dhe 19.00.
Kalendari i javës së 7-të
E shtunë , e diele , dt : 4 , 5 .12.2021
- Shqiponja – Vllaznimi(Të shtunën, 19:00, kalçeto Gur i Zi
- Olimpik – Manchester(Të shtunën, 18:00, kalçeto Bahcallek
- Panters – Gur i Zi(Të dilen, 18:00, kalçeto Lici).
- Air Albania – Don Bosko(Të dilen, 19:00, kalçeto Lici._
Pas javës së gjashtë, Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5 për Rajonin e Shkodrës e kryeson ekipi “Air Albania” me 18 pikë, duke vijuar më pas me Shqiponja 12, Panters 12, Don Bosko 9, Manchester 6, Gur i Zi 6, Vllaznimi 6 dhe Olimpik 3.