Federatat europiane anëtare të LKE-së së UEFA-s dhe Këshillit të FIFA-s mbështesin unanimisht Philippe Diallo për presidencën e FIFA-s

Në një takim të zhvilluar sot, nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, federatat kombëtare të përfaqësuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe në Këshillin e FIFA-s i kanë bërë ftesë Presidentit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, për të kandiduar në zgjedhjet për presidencën e FIFA-s në mars 2027, duke i shprehur njëzëri mbështetjen e tyre të plotë.
Philippe Diallo ka një përvojë të gjerë në të gjitha nivelet e futbollit. Ai ka drejtuar organizatën që përfaqëson klubet profesioniste franceze, ka qenë pjesë e bordit drejtues të Ligës Profesioniste Franceze dhe ka shërbyer në strukturat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të FIFA-s, përpara se të merrte drejtimin e Federatës Franceze të Futbollit dhe të bëhej anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në vitin 2023.
Në kushtet e shqetësimeve serioze lidhur me drejtimin aktual të FIFA-s, federatat kombëtare kërkuan një ripërtëritje të unitetit dhe besimit brenda komunitetit ndërkombëtar të futbollit.
Ato theksuan gjithashtu nevojën për një FIFA që vendos zhvillimin e futbollit në çdo rajon të botës në qendër të misionit të saj, garanton standardet më të larta të qeverisjes dhe bashkëpunon ngushtë me federatat anëtare, konfederatat dhe të gjithë aktorët e futbollit.
Federatat shprehën besimin e tyre të plotë te Philippe Diallo për të ofruar lidershipin e nevojshëm në realizimin e këtij vizioni.
Philippe Diallo e ka pranuar ftesën për të kandiduar. Kandidatura e tij pritet të ratifikohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit në mbledhjen e planifikuar për nesër.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe