Sfida e së shtunës, Vllaznia-Tirana do të luhet pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Por kjo nuk e ka penguar një përfaqësi të fansave kuqeblu për t’i dhënë mbështetjen e duhur morale futbollistëve dhe stafit të Vllaznisë. Në pragndeshje, skuadra është grumbulluar në mjediset komode të Gardenland Resort, atje ku ka zhvilluar edhe procesin stervitor pranë fushës sportive të Barbullushit.
Pak çaste përpara se skuadra të darkonte ka ardhur edhe surpriza. Grupimi i fansave kuqeblu kanë mbërritur në Barbullush duke ndezur atmosferen në mjesidet turistike të Gardenland Resort. Brohoritjet, Vllaznia, Vllaznia….Vllaznia, ti je më e mira, të ka zili e gjithë Shqipëria, shoqëruar edhe me ndezjen e flakadanëve festivë kanë bërë që i gjithë kontigjenti i futbollistëve së bashku me trajnerët kanë qënë edhe drejtuesit, mes të cilëve ishte i pranishëm edhe sponsori Alban Xhaferi së bashku me stafin e tij.
Një atmosferë e tillë ka zgjatur për shumë minuta duke e ndezur kështu më pas se 24 orë më përpara supersfidën Vllaznia-Tirana. Pasi kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër me skuadrën, e cila nga ana e saj i ka falenderuar për mbështetjen morale që po i japin, tifozët janë larguar drejt qytetit të Shkodrës. Një largim ky i përkohshëm, pasi pjesëtarët e grupimit të fansave kuqeblu kanë deklaruar se do të kthehen përsëri nesër(të shtunën) në Barbullush, por këtë radhë me surpriza të tjera në mbështetje të skuadrës kuqeblu.
Pa dashur të zbulojmë elemente të skenarit të nesërm, një ndër to pritet të jetë ai i orës 14.15 me shoqërimin e autobuzit të Vllaznisë nga një autokolonë automjetesh të tifozëve shkodranë me dekorin kuqeblu, nga Gardenland Resort Barbullush, drejt qytetit të Shkodrës. Në mbërritje, në sheshin përpara hyrjes së stadiumit “Loro Boriçi”, do të kenë edhe një etapë tjetër festive përpara se skuadra të futet në dhomat e zhveshjes për sfidën e orës 16.45 minuta me moralin më të lartë për të marrë një rezultat pozitiv, që do të thotë vetëm fitore ndaj skuadrës bardheblu të Tiranës.
Gaspër MARKU