Tuesday, November 26, 2024

Hidhet shorti për Ligën e Kombeve 2022-2023, Shqipëria njeh kundërshtarët

Lexo

Shqipëria ka njohur pasditen e kësaj të enjteje kundërshtarët e grupit për edicionin 2022-2023 të Ligës së Kombeve.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare mësoi se do të jetë pjesë e grupit B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Fushata eliminatore do të nisë në muajin qershor, ku do të luhen 4 ndeshje ndërsa në muajin shtator do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të grupit.

Pas edicionit të parë të suksesshëm në këtë kompeticion, ku Shqipëria u rendit e para në grupin 4, duke kaluar nga Liga C në Ligën B, ekipi ynë gjendej në vazon e katërt të kësaj Lige, së bashku me Malin e Zi, Armeninë dhe Slloveninë, ndërsa shorti i përcaktoi tre skuadra me të cilat është përballur edhe më parë.

Fushata eliminatore fillon në muajin qershor dhe do të përmbyllet në muajin shtator 2022 për shkak të ndeshjeve finale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” që do të luhen në nëntor.

Ndeshja e parë: 2-4 qershor 2022

Ndeshja e dytë: 5-8 qershor 2022

Ndeshja e tretë: 9-11 qershor 2022

Ndeshja e katërt: 12-14 qershor 2022

Ndeshja e pestë: 22-24 shtator 2022

Ndeshja e gjashtë: 25-27 shtator 2022

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img