Vllaznia-Teuta 92-90(15 – 27, 20 – 23, 27 – 24, 30 – 16)
Vllaznia dhe Teuta, ishte dueli më i rëndëishëm i javës së katërt të Superligës së basketbollit për meshkuj, takim ky që u luajt mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Dy skuadra këto që vinin në këtë sfidë direkte si kryesues të kampionatit me nga tre fitore secila.
Me Vllazninë, e cila pasi mundi javën e kaluar në transfertë kampionen Besëlidhja dukej më e favorizuar duke qënë se luante në shtëpi dhe me përkrahjen e tifozëve të saj.
Gabimet e shumta në mbrojtje, por edhe plogështia e orgasnizimit të aksioneve në koshin kundërshtar bëjnë që starti i takimit të ishte shumëm i dobët për Vllazninë. Prfiton Teuta, e cila nuk ndalet së shënuari derisa e periodën e parë me shifrat 15-27 në favor të saj.
Teuta vijon të diktojë edhe në periodën e dytë, ndonëse kuqeblutë kanë një farë reagimi, por përxëri munden edhe në keriodë, 20-23 duke shkuar në dhomat e zhveshjes me humbjen e pjesës së parë 35-50.
Me plot 15 pikë diferencë në favor, Teuta e pjesën e dytë me qetësinë e avantazhit, ndërkohë që në kampin kuqeblu ka tentativa të shumta për ta kthyyer lojën në favor të saj.
Fitimi i periodës së tretë nga Vllaznia me shifrat 27-24 është një sinjal pozitiv për të duke i dhënë frymëmarrjen e duhur që të shpërthejnë në periodën e katërt.
Tenton disa herë t’i afrohet Teutës duke e ngushtuar deri në 7 dhe 5 pikë diferencën e disavantazhit, por durrsakët të drejtuar në stol nga trajneri malazez Nikola Milatoviç dhe në fushë nga kapiteni Gorea nuk lëshojnë dhe e çojnë përsëri avantazhin në mbi 10 e deri në 15 pikë.
Pesë minutat e fundit të krejt takimit janë një emocion më vete, jo vetëm për tifozët e shumtë që po e ndiqnin ndeshjen në “Qazim Dervishi”, por edhe shumë e shumë të tjerë që po e shijonin në transmetimin e drejtpërdrejtë të portalit spotiv, Veriu Sport.
Vllaznia e përmirëson në mënyrë të ndjeshme lojën e saj dhe me ndërhyrjet e herë pas hershme të teknikut Eni Llazani dhe kolegut të tij Roni Gjeçaj ndikojnë në ndryshimin e situates. Spektakli, emocionet dhe dramaciteti vijonin minuta pas minute, aq sa në 60-të sekondëshin e fundit të krejt ndeshjes rezultati barazohet dhe në limitin e krejt ndeshjes, shifrat në tabelën elektronike janë: Vllaznia 92 dhe Teuta 90.
Me këtë fitore, e katërta radhazi për skuadrën kuqeblu, Vllaznia tashmë është kryesuese e vetme e tabelës së klasifikimit me pikë të plota duke dhënë sinjalin e drejtpërdrejt se ky seson pritet të jetë sezoni i Vllaznisë për kurorëzimin e saj me titullni kampion.
(Video) Ndeshjen Vllaznia-Teuta, pjesën e dytë(me koment në transmetim), si dhe prononcimin e trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


