(Video) Basania dinjitoze në Lushnje. Barazim 2-2 në një ndeshje të luftuar dhe me emocione

Lushnja-Basania 2-2(Shënues:  Zgjana 48’, Zaimaj 50’ / Ajomide 13’, Zhuri 62’)

Lushnja dhe Basania kanë ndarë nga një pikë në përballjen mes tyre e cila u mbyll me rezultatin 2-2.

Një ndeshje e luftuar dhe me emocione,ku të dyja skuadrat gjetën rrugën e rrjetës nga dy herë dhe në fund u detyruan të kënaqeshin me barazimin.

Ishte Basania ajo që gjeti e para avantazhin në këtë takim teksa ishte sulmuesi Ajomide që realizoi në minutën e 13-të pas një krosimi të mesfushorit Outara dhe gabimit të mbrojtësit Çeliku,duke i dhënë skuadrës së Basanias një nisje pozitive dhe duke vendosur në vështirësi vendasit.

Lushnja reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthehej shpejt në lojë me Lushnjen,që fitoj një penallti pas rrëzimit në zonë të futbollistit Zgjana në minutën e 48-të.

Magani mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke barazuar shifrat në 1-1.

Vetëm dy minuta më vonë verdhejeshilët gjetën edhe golin e përmbysjes me Zaimaj i cili shënoi për 2-1 pas asistit të futbollistit Zgjana dhe ndryshoi tërësisht rrjedhën e takimit.

Megjithatë Basania nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit.

Në minutën e 62-të ishte Zhuri ai që gjeti rrugën e rrjetës pas krosimit nga krahu i djathtë duke rikthyer ekuilibrin dhe duke vendosur rezultatin 2-2.

Minutat e mbetura sollën përpjekje nga të dyja skuadrat për të gjetur golin e fitores por rrjetat nuk u tundën më.

Në fund Lushnja dhe Basania u ndan në barazim me secilën skuadër që mori nga një pikë pas një përballje me ritëm dhe katër gola.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe