Monday, September 23, 2024

(Video) Vazhdojnë punimet në “Reshit Rusi”. Tapeti i ri, gati në fund të vitit

Lexo

Duket se po marrin fund vuajtjet e ekipeve të Akademisë Vllaznia, dhe së bashku me to edhe ato të futbollit të femrave, të cilët prej një periudhe tre mujore kanë lënë stadiumin “Reshit Rusi” për tu spostuar në terrenet e tjera sportive të huazuara nga KF Vllaznia.

Më së fundmi, punimet për shtrimin e tapetit të ri janë futur në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet rikthmimi në këtë impiant sportiv për të vijuar aktivitetin e proceseve stervitore, dhe në të njëjtën kohë të luajnë edhe ndeshjet e kampionateve kombëtare.

Në një vëzhgim të bërë me kameran tonë konstatojmë se pasi është pastruar tërësisht sipërfaqja e fushës nga tapeti i vjetër si dhe mbetjet poshtë tij, tashmë ka filluar shtrimi i tapetit të ri. Madje, sipërfaqja e njërës nga portat respektive ka përfunduar plotësisht duke marrë pamjen e plotë me ngjyrën e gjelbërt të tapetit të ri.

Siç është bërë me dije në kronikat e mëparshme, investimi në fjalë është nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe e mbështetur nga Bashkia Shkodër. Kjo e fundit po i ndjek prej së afërmi punimet, dhe sipas specialistit të sportit pranë Drejtorisë së Sporteve në këtë institucion, Antonio Shabani, falë edhe kohës së mirë që mban, punimet po ecin me ritme të shpejta.

Sipas inspektorit Shabani, deri në fund të vitit pritet të bëhet i mundur shtrimi i tapetit të ri në të gjithë sipërfaqen e fushës. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga mbërritja e pjesës tjetër të tapetit nga Bosnja, baza materiale e së cilës është depozituar në mjedisin e Reshit Rusit për të vijuar punimet me ritme të larta.

Së bashku me bazën materiale, nga Bosnja kanë mbërritur edhe specialistët përkatës të shtrimit të tapetit, të cilët në bashkëpunim me ato të klubit Vllaznia po punojnë në terren.

Krahas shtrimit të tapetit të ri, mësohet se në të nëjtën kohë do të punohet edhe në disa pjesë të tjera të impiantit sportiv, si në dhomat e zhveshjes, pjesën rrethuese të stadiumit, tribunat e tifozëve dhe pjesa e pankinave. Investime këto, të cilat pritet të mundësojnë liçensimin e “Reshit Rusit” nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për zhvillimin e aktiviteteve kombëtare, jo vetem për ekipet e moshave të Akademisë Vllaznia, por edhe ato të futbollit të femrave, madje pse jo në raste të ndryshme edhe të Vllaznisë së kategorisë Superiore të meshkujve.

(Video-punimet në stadiumin “Reshit Rusi”)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img