Monday, September 23, 2024

Periudha mars-qershor forcë prove për Italinë

Lexo

Italia do ta ketë si një provë force të gjithë pjesën e parë të vitit 2022. Me 24 mars do të luajë me Maqedoninë e Veriut dhe më pas më 29 mars me fituesen e çiftit Portugali – Turqi, do të duhet të marrë hapin e madh të kalimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Do të ishte një tragjedi për futbollin italian po të kishte një tjetër mungesë në Botëror, pas asaj në “Rusi 2018”. Por ndërkohë qershori duket më “bombë” për të kaltrit, sepse që nga 1 e deri më 14 qershor do të luajë pesë ndeshje.

Një miqësore luksi me Argjentinën në “Uembli” më 1 qershor e më pas nisin ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kategoria A, atje ku Italia në grupin e tretë është përballë Hungarisë, Anglisë dhe Gjermanisë. Kështu Italia, Ligën e Kombeve do ta nisë në shtëpi më 4 qershor në ora 20:45 ndaj Gjermanisë. Pas tri ditësh, më 7 qershor, po në ora 20:45 do të presë Hungarinë. Më 11 qershor, 11 muaj në distancë nga finalja e Kampionatit Europian 2020, do të jetë në transfertë ndaj Anglisë. Dhe më 14 qershor, përsëri në transfertë, por këtë herë ndaj Gjermanisë.

Italia, Ligën e Kombeve do ta mbyllë në shtator, ndërsa më 23 do të presë Anglinë dhe më 26 do të jetë në transfertën hungareze. E para e grupit kualifikohet në fazën finale të Ligës së Kombeve, që do të luhet në qershor 2023, kurse e fundit bie në Kategorinë B. Italia në edicionin e fundit u rendit e treta në Ligën e Kombeve, teksa në finalen e vogël mundi Belgjikën, 2-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img