Tërbuni i Pukës ka qënë skuadra suprizë dhe mjaft simpatike e vitit 2021. Pasi vuajti dënimin e marrë me rënien në Kategorinë e Dytë, pukjanët punan fort dhe me shumë meritë u ngjitën sërishmi në Kategortinë e Parë të futbollit shqiptar, aty ku e kanë vendin prej shumë e shumë vitesh. Dhe, jo vetëm kaq, sepse pukjanët kanë treguar se dijnë të ngjiten edhe në Superiore, madje duke bërë edhe një përformancë për t’u mbajtur mend, sezon që drejtohej aso kohe nga trajneri Viktor Gjoni, i cili sot është në cilësinë e Drejtorit Teknik të klubit pukjan. Pikërisht, me zotin Gjoni, Veriu Sport bisedoi për të mësuar përshtypjet e tij për Tërbunin e këtij sezoni 2021-2022 të Kategorisë së Parë, i cili nën drejtimin e trajnerit shkodran, Elvin Beqiri, ku edhe pse debutues, ka bërë mjaft mirë, duke u radhitur në 4-5 skuadrat më të mirë gjysmës së sezonit.
Profesor Gjoni, urime për këtë fazë pozitive në fazën e parë të kampionatit që me shumë meritë jeni në vend të katërt në renditje. I kënaqur për këtë pjesë të parë të sezonit?
Faleminderit. Duke marrur parasysh nga ku jemi nisur ku ishim në katëgorinë e dytë, jam i kënaqur. Po bërë bilancin e një viti që un po bashkëpunoj me ekipin e Tërbunit si drejtor teknik, mendoj që kemi arritur rezultate që janë mjaft inkurajuese duke qenë që objektivat ishin të kapnim play-off e vitit të kaluar, ne jo vetëm e arritëm këtë, por u ngjitëm në Kategorinë e Parë. Patjetër që tani kemi detyra shumë të vështira, duke ripërtërirë përbërjen e skuadrës dhe duke marrur elementët më cilësorë. Bashkëpunimi me trajnerin dhe stafin drejtues ka qenë i vazhdueshëm, mendoj që përzgjedhjen e kemi bërë të mirë. Ka mundësi edhe për më shumë, por duhet theksuar që një ekip që ka zhvilluar 36 ndeshje dhe kemi pësuar vetëm 3 humbje që nga janari i kaluar deri sot, tregon që kemi bërë një punë pozitive. Pa modesti, por jemi ndër ekipet që kemi rezultate inkurajuese.
Në fillim të sezonit në prononcimin e dhënë për Veriu Sport jeni shprehur i kënaqur që zgjodhët Elvin Beqirin në krye të skuadrës, vazhdoni të jeni i mendimit që bashkëpunimi me Elvin Beqirin ka qenë cilësorë?
Patjetër që bashkëpunimi ka qenë shumë i frytshëm, por të them të drejtën ne si staf drejtues, kemi kërkesa gjithmonë e më të mëdha ndaj vetes tonë pastaj ndaj ekipit. Pavarësisht rezultateve të mira nuk jemi gjithmonë të kënaqur sepse kemi bërë edhe gabime. Jemi një skuadër që për 15 ndeshje kemi bërë 8 barazime, 2 humbje dhe 5 fitore, mund të kishim bërë edhe më shumë. Them që jemi penalizuar për shkak të mungesës të një sulmuesi që rastet e golave nuk jan kthyer në gola. Por gjithsesi ne kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe jam i kënaqur nga puna e trjanerit sepse insistimi im ka qenë të kemi një trajner në moshë të re, të rregullt, të disiplinuar dhe të ketë dëshirë për të punuar.
Tani në periudhë merkatoje cilat janë objektivat e skuadrës, do të ketë afrime?
Ne kemi filluar punën pa mbyllur sezonin, kemi piketuar disa lojtarë dhe mendoj që do të kemi rreth 4-5 lojtarë të rinj. Do të kem takime me presidentin e Vllaznisë për të diskutuar mundësi bashkëpunimi me Vllazninë.
Sa larg mund të shkojë Tërbuni në këtë sezon futbollistik?
Objektivi jonë është të radhitemi në ato skuadrat elitare të Kategorisë së Parë.
Ju jeni personi që keni ngritur Tërbunin në Superiore, ku edhe sot mbahet mend fitorja që keni arritur përballë Skënderbeut kampion.
Ato janë e shkuara, tani ne po mendojmë për të ardhmen . Duhet të mendojmë për një ekip që të arrijë majat më të larta. Këtë vit nuk e jap të garantuar, por vitin tjetër ekipi i Tërbunit do të jetë një ndër skuadrat kompetitive dhe pretendent kryesor për ngjitjen në elitë.
Faleminderit për intervistën drejtor!
Faleminderit ju që na ndjekni dhe na pasqyroni ndeshjet tona dhe ecurinë e klubit në përgjithësi. Urime për vitin e ri!