Sunday, November 24, 2024

Kupa-Aron Jukaj pret 4 penallti dhe kualifikon Vllazninë U-17 në çerekfinale

Lexo

Vllaznia U 17-SHS Shpresa U-17 0-0(4-3 me penallti)

Vllaznia: Jukaj, Guri, Rroku, Selmani, Sylja, Brahimi, Shima, Hajdari, Doda, Fangaj, Qokthi. Trajner Edmond Doçi(U aktivizuan: Çelepija, Kubazi, Ara, Halili Marashi)

Një 17 vjeçar i talentuar si Aron Jukaj që mbron portën e Vllaznisë U-17 me trajner Edmond Doçin është “heroi”  i ndeshjes së turit të parë të Kupës së Shqipërisë, kompeticion që startoi sot me katër ndeshjet e para.

Vllaznia U-17-Shoqata Sportive Shpresa U-17, ishte takimi i parë që hapi aktivitetin e Kupës së Shqipërisë në futboll për moshat. Një sfidë tejet emocionuese, për të cilën janë dashur gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar ekipin kualifikues.

Edhe pse nuk kanë munguar rastet në të dyja portat respektive, 90-të minutat e kësaj ndeshje e luajtur në fushën sportive “Peze Helmes”,  janë mbyllur me shifrat e barabarta 0 me 0. Më pas, trajnerët kundërshtarë kanë përcaktuar goditësit e njëmbëdhjetëmetërshave. Edhe këtu emocionet nuk kanë pasur të mbaruar, pasi pesë goditjet e para nuk kanë prodhuar fitues, kështu që është dashur të avancohet deri në penalltinë e tetë për të përcaktuar ekipin kualifikues.

Këtu në skenë ka dalë një djalë i talentuar, si 17 vjeçari i portës kuqeblu, Aron Jukaj, i cili ka arritur të triumfojë në katër prej tyre. Djaloshi që studion në Kolegjin Turk të qytetit të Shkodrës, falë qetësisë që e karakterizon si dhe profesionalizmit të fituar me stervitje, ka qënë i përkryer në pritjet e penalltive. Me të drejtë, ai është konsideruar “hero” për kualikimin e Vllaznisë, por për hirë të së vertetes, Vllazninë U-17 e kanë kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë edhe Halili, Kubazi, Doda, Selmani, të cilët u treguan të saktë në goditjet e penalltive duke fiksuar rezultatin 4-3 për Vllazninë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img