Sunday, November 24, 2024

(Pas ndeshjes) Brdariç, përgëzon skuadrën e tij, Vllaznia dominoi takimin

Lexo

“Fillimisht jam krenar për performancën e ekipit sot. Ishim të motivuar sot për të bërë më të mirën, ne krijuam shumë raste dhe kur mendoj se çfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen është vetëm të gjejmë rrugën e rrjetës. Kur flasim për finalizim ne punojmë gjatë javës dhe nuk dua të kritikoj sulmuesit se duhet me raste edhe pak fat. Kemi besim në lojën tonë. Sot ishte një ndeshje e mirë, mendoj se jemi në gjendje të tregojmë javën e ardhshme, mendoj se nuk duhet të ankohem, futbolli është i tillë.

Da Silva? Mendoj se në ishim në trysni se na sinjalizuan doktorët se duhej zëvendësuar dhe e bëmë me shpejtësi, sepse kur jemi me një më pak është problem. Çdokush duhet të pranojë një gjë të tillë kur zëvendësohet.

Mendoj se ka shumë adrenalinë gjatë ndeshjes. Nuk kishim plan ta ndërronim, por duhet të pranojmë edhe që reagimi nuk ishte i mirë. Duhet të flasim se ai nuk e kuptoi që ishte çështje kohe që duhej të ndërrohej.

Duhet të gjejmë një zgjidhje që të gjithë të jenë nën kontroll, është një marrëdhënie e mirë, kemi një grup të shëndetshëm dhe nuk duam që nga jashtë të mendojnë se jemi konfuz. Po punojmë mirë, kemi një komunikim të mirë brenda, ai duhet të kuptojë se nuk ishte mirë, duhet një mirëkuptim. Nuk është se luajti keq e bëmë një zëvendësim pa sens. Mendoj se natën mbrapa, kur të ketë një dhimbje koke, do ta ketë një ide më të qartë të asaj që ka ndodhur”, tha për në prononcimin e dhënë për Supersport, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, menjeherë pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img