Kuqeblutë e Vllaznisë do të luajnë këtë javë dy ndeshje, në mesjavë për Kupën e Shqipërisë dhe në fundjavë për Kampionat, java e 18-të e Abissnet Superiore. Dy ndeshje, të cilat kanë patjetër rëndësinë e tyre të madhe. Ajo e Kupës, në letër duket disi më e lehtë duke pasë parasysh që vlonjatët këtë sezon luajnë në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, por në kampin e Flamurtarit mendojnë ndryshe duke deklaruar se do të luajnë sit ë barabartë me Vllazninë. Ndërkohë, fundjava e përballë Vllazninë me krutanët në transfertë, një sfidë kjo jo pak e vështirë, pasi Kastrioti kërkon me ngulm pikët e mbijeteses.
Në pritje të këtyre dy ndeshjeve, Vllaznia e drejtuar nga Brdariç ka filluar përgatitjet me seancën e parë të së hënës. Për t’u theksuar është se pjesë e këtyre dy ndeshjeve nuk do të jetë shtatlarti i qëndrës së mbrotjes, Fallou Diagne.
Nga sa bëhet e ditur, senegalezi me pasaportë franceze ka fluturuar drejt Francës për arsye personale. Burimet pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se ai ka kërkuar leje për t’iu gjendur pranë bashkëshortes së tij, e cila kto ditë pret të lindë.
Ndonëse në dispozicion ka plot lojtarë, përfshirë edhe ato të repartit të mbrojtjes, falë edhe formës mjaft të mirë që ka paraqitur gjatë periudhës së fundit, mungesa e senegalezit pritet t krijojë problem jo të vogla në prapavije.