Thursday, November 21, 2024

Tiranë autoritare, sfidon Kukësin rival, hap tjetër drejt titullit

Lexo

Një hap i sigurtë drejt titullit e një demostrim force të jashtëzakonshme, si një mesazh për të gjithë ata që do të duan të guxojnë të futen mes Tiranës dhe trofeut. Tirana fitoi betejën e kryesueve, madje shkoi më shumë se kaq, sepse 4-0 më të cilën dërrmoi Kukësin, që sheh tashmë kundërshtarin 9 pikë larg, ka mbi të gjitha impakt tronditës mbi ata që pretendojnë të rivalizojnë me skuadrën e Shehit. Tekniku i aftë të gjejë mënyrën e duhur për ti dhënë Longos një leksion futbolli, nga i cili italiani vështirë ta marrë veten, pavarësisht alibisë së mungesave.

Pa Devid, kryeqytetasit i besuan Seferit e Xhixhës përpara dhe që për Kukësin do ishin problem, ndoshta u kuptua që në golin e minutës së 3-të Seferit, të anulluar për pozicion jashtë loje. Kukësi i qëndroi ritmit, duke luajtur hapur, por me një Tiranë të inspiruar nuk është se ishte dikça e këshillueshme. Seferi e Xhixha duken të demonizuar dhe askush në prapavijën kuksiane nuk po arrin ti vërë nën kontroll, gjithnjëse nëse të dy nuk ngatërrohen vetë.

Tirana u shty përpara me daljet në krahë dhe imponimin në zonë, por Hoxhallari nuk gjeti kuadratin në minutën e 18′. Bardheblutë shtuan presionin në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, duke e bërë Xhikën ta kthejë në personale me Xhixhën, që e ndali dy herë në harkun e dy minutave, kur sulmuesi u prezantua përballë portierit të Kukësit. Blutë arritën të japin shenjën e parë e të vetme të jetës në minutën e 34′, por Ndreca gjeti në rrugën e tij një Bekaj fantastik e që ndoshta me atë ndërhyrje vendosi fatin e Kukësit.

Kështu, sepse në gjashtë minutat e fundit të pjesës së parë skuadra e Longos u rrëzua nën goditjet e Seferit e Xhixhës. Në të 38′ hutimi i prapavijës kuksiane nuk mund të falej nga Seferi, që me kohë shënoi golin e avantazhit. E në të 44-ën, Xhixha shënoi golin e dytë, me një kalim nga e majta që e finalizoi me qetësi para daljes së dëshpëruar të portierit.

Një tronditje që Kukësit nuk ia largoi as pushimi e Tirana, edhe pse tani me kundërsulme, vazhdoi të ishte skuadra e vetme e rrezikshme në fushë. Xhixha e Seferi vazhduan të torturojnë mbrojtjen kundërshtare, por 25 vjeçari vazhdoi të kishte armikun më të fortë asistentin e arbitrit që i anulloi golin e dytë edhe në të 53-tën. Ashtu si në të parën, edhe në pjesën e dytë Kukësi pati vetëm një mundësi për tu kthyer në lojë, por Milunoviç e gaboi, duke e nxjerrë topin mbi traversë.

Në këtë pikë Tirana nuk fali dhe në minutën e 64-ët  Xhixha bëri tris, duke festuar dygolëshin e tij personal, që praktikisht vendosi ndeshjen. Goli i Seferit në minutën e parë shtesë është vetëm shpërblim për një performancë fantastike të sulmuesit dhe Tiranës, që kompleton dy fazat e para të kampionatit me ekzaktësisht 20 pikë në secilën, gjë që, me probabilitet, i frikëson të gjithë ndjekësit për mundësitë që kanë t’i rikuperojnë pikë bardhebluve që fluturojnë drejt titullit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img