Sunday, November 24, 2024

Brdariç, vlerëson kundërshtarin, por kërkon fitoren me kurbinasit

Lexo

I pranishëm në konferencën për shtyp organizuar 24 orë përpara sfidës me Laçin, takim që Vllaznia e luan në transfertë duke filluar nga ora 13:30, tekniku i kuqebluve, Thomas Brdariç, vlerëson kundërshtarin, por kërkon fitore nga skuadra e tij.

“Është një ndeshje dhe kohë tjetër, gjysmë viti më vonë. Laçi ka ndryshuar si ekip dhe ne do jemi gati për një gjë të tillë. Duhet një përkushtim i madh për t’i shkaktuar humbje Laçit, por kam parë në ekip entuziazëm, cilësi. Laçi, është ekipi i njëjtë, me një trajner tjetër që luan futboll ndryshe, Ato që do bëjnë diferencën nesër janë detajet dhe do japim më të mirën për tri pikët.”, tha Brdariç.

Prej kohësh, Brdariç është ankuar për infrastrukturën sportive, por tashmë fusha e stadiumit të dytë të qytetit, “Reshit Rusi” ka përfunduari së rikonstruktuari. “Më pëlqen, oo stërvitemi në fushë të mirë. Ndoshta në fushën ku stërviteshim, shpërqëndroheshim për gjërat që duhet të bënim. Duhet të përshtatemi me fushën sintetike, por lojtarët janë gati dhe kjo është e rëndësishme., sqaroi Brdariç.

Sa i përket mungesave të Adilit me kartonë dhe Ardit Hoxhajt të dëmtuar, Brdariç thotë se secili lojtar ka minutat e veta për të treguar cilësinë. “Nesër do rreshtohen në fushë 11 lojtarë për të bërë më të mirën. Lojtarët e dinë se çfarë të bëjnë nesër, edhe Djurdjevic është një lojtar ekipi. Nesër i uroj fat para porte, ai është lojtar që punon për ekipin, rëndësi ka fitorja.”, tha ai.

I pyetur për objektivin kur Tirana është dhjetë pikë para, Brdariç, tha:”Të përqëndrohemi te vetja, Tirana është lart dhe nesër të tregojmë se përse jemi në pjesën e sipërme të kreut.  Jam shumë i kënaqur me mbështetjen që po na bëjnë tifozët kuqeblu dhe shpresoj që nga ndeshja në ndeshje të vijnë në rritje, jam i gëzuar që edhe nesër do kemi tifozë.”, tha njëshi i pankikës së Vllaznisë, i cili në mbyllje iu përgjigj edhe një pyetje të bërë, nëse do të ketë premio për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme: “Do e takojmë në darkë presidentin dhe do flasim edhe për këtë temë”, përfundoi Brdariç.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img