UEFA Nations League-Kosova humbet në transfertë me Austrinë, 3-1

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kosova ka pësuar humbjen e parë në edicionin 2026-2027 të UEFA Nations League pasi është mundur me rezultatin 3-1 nga Austria në transfertë.

“Dardanët” kishin nisur kompeticionin me fitore 1-0 ndaj Irlandës por në ndeshjen e dytë nuk arritën të mernin pikë.

Austria e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë dhe ishte Afengruber që zhbllokoi takimin në minutën e 23-të me një goditje me kokë,ndërsa në minutën dytë shtesë ishte Adamu që finalizoi një kundërsulm të shpejtë për rezultatin 2-0.

Edhe pas pushimit vendasit vazhduan të ishin të rrezikshëm dhe në minutën e 61-të Cukvuemeka vetëm tre minuta pasi ishte aktivizuar nga stoli gjeti golin e tretë duke e bërë edhe më të vështirë rikthimin e Kosovës.

Kosova arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 83-të me anë të Edon Zhegrovës që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke vendosur rezultatin përfundimtar në 3-1.

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin B3 Kosova mbetet në kuotën e tre pikëve ndërsa Austria shkon në 6 pikë pasi kishte fituar edhe ndeshjen hapëse 3-1 ndaj Izraelit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img