Aldisa Kronaj, futbollistja 15-vjeçare e Vllaznisë, konsiderohet si një nga talentet më të spikatura, jo vetëm të skuadrës kuqeblu, por edhe në shkallë kombëtare.
Ndaj, është kjo arsyeja që menaxheri i njohur shkodran, Xhenidor ALIKOKEJ, i cili në prioritetin e punës së tij ka elementin e ri, ka marrë përsipër që t’i afrojë futbollistes shkodrane një mundësi afirmimi ne futbollin e huaj.

Dhe, për këtë ka zgjedhur Italinë, ku fillimisht ishte Juventus që tregoi interes për futbollisten shkodrane duke e përfshirë në kampin stërvitore të klubit juventin Aldisen për një priudhë dhjetëditore.
Sipas menaxherit Alikokej dhe specialistëve të futbollit italian, falë të dhënave të saj optimale, qoftë nga ana fizike dhe teknike, përshtypjet e para kanë qënë mjaft pozitive.
Nga Juventusi, talentja shkodrane, merr një tjetër ftesë të rëndëishme nga një tjetër klub italian. Këtë radhë është Milani, i cili përmes agjentit Xhenidor ALIKOKEJ, bën të mundur ta kenë në gjirin e tij futbollisten shkodrane për një periudhë tre ditore.

Për momentin, mosha e saj e re, vetëm 15-vjeçare, nuk e lejon për të formosur kontrate profesioniste, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ajo vazhdon të stërvitet dhe të aktivizohet me ekipin e parë të Vllaznisë së futbollit femra, ku trajneri Nikolin Leka i ka dhënë minuta të konsiderueshme në fushën e lojës.
E spikatur në ndeshjet e kampionatit kombëtar, drejtuesit e kombëtares U17 për vajza e kanë bërë pjesë të tyre duke qënë një nga futbollistet kyçe për ndeshjet eleminatore europiane.
Nga sa shikohet, kemi të bëjmë me një futbolliste me parametra shumë cilësorë, menaxhimi i së cilës është kapur në kohën dhe momentin e duhur dhe me të gjitha gjasat, e ardhmja e saj pritet të jetë në futbollin italian.
Do të jetë Juventusi, apo Milani, apo edhe ndonjë skuadër tjetër e huaj, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim. Por, e rëndësishme është se rrugët europiane për Aldisa Kronaj tashmë janë të hapura, konkretizimi i së cilës pritet të zyrtarizohet sapo mosha ta lejojë.
Gaspër MARKU
.


