Vllaznia: Zogovic, Fangaj, Gurishta, Bulatoviç Hakaj(Smajli 75’), Kruja, Krymi, Heriç(Da Silva 46’), Mustedanagiç(Paulo Pjeshka 88’), Djurdjeviç(Çoba 46’), Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.
Flamurtari: Alimuçaj, Gocaj, Bicaj, Qarri, Liçaj(Ballajn 75’), Pjeshka(Metani 75’), Ramadani, Diamanti, Indio(Bocaj 85’), Çelhaka, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli.
Gjyqtar: Emanuela Rusta / VAR: Andi Koçi
Me dy fitore në përballjet çerekfinale, 1 -2 dy javë më parë në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, si dhe 1-0 sot në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka prerë “biletën” e gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë.
Megjithatë, për hirë të së vertetës duhet pranuar se në përballjen e sotme, takim i gjykuar nga një arbitre femër, ndërkombëtarja Emanuela Rusta, Vllaznia ka vuajtur jo pak për të marrë kualifikimin. Kjo, sepse, nëse shtylla nuk do të bëhej pengesë për gjuajtjen e minutës së shtatë nga kapiteni vlonjat Andi Ribaj, apo nëse sistemi VAR nuk do të anulonte golin e shënuar në minutën e 44-të nga Indio Oliveira, gjërat mund të ndërlikoheshin edhe më shumë për kuqeblu.
Por takimi i kthimit, i luajtur pasdreken e së enjtes në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ka parë shkodranët të bëjnë një vëllim më të madh loje, por vlonjatet kanë qenë më të rrezikshëm në aksionet e tyre dhe, në minutën e 7-të, Ribaj u gjend përballë portierit, por goditja e tij rroku shtyllën dhe u kthye në lojë.
Pas një pjese të parë 0-0, port ë dominuar plotësisht nga miqtë, ndërrimet e bëra nga Brdariç në pjesën e dytë me aktivizimet e Da Silva dhe Çoba që zëvendësojnë Gjurgjeviç dhe Heriç, loja e kuqebluve bëhet më e rrezikshme.
Në minutën e 62-të është Mehdi Çoba që ka rastin më të mirë për shkodranët, por goditja e tij në kufijtë e zonës devijohet në shtyllë nga portieri vlonjat, Moçka, që shmang kështu golin. Por 9 minuta më pas, gardiani i portës mike nuk e largon topin siç duhet nga një goditje këndi dhe Mustedanagiç përfiton duke goditur me kokë dhe duke shënuar golin e parë të Vllaznisë në këtë takim dhe të 6-tin e tij në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Këtu mbyllet gjithçka, sepse duke i shtuar edhe rezultatin e ndeshjes së parë 1-2 në favor të Vllaznisë, me shifrat e përgjithshme 3-1, Vllaznia kalon në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Gaspër MARKU