Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore-Java e 20-të në dy ditë. Vllaznia-Teuta, të dielen, ora 16:45 në “Loro Boriçi”

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Kategorinë Superiore do t’i luajë ndeshjet e javës së 20-të në ndy ditë. Ky është vendimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka planifikuar që të dielen të luhen dy ndeshje, Vllaznia-Teuta dhe Kukësi-Kastrioti.

Ndërkohë, të hënën në program janë edhe tre ndeshjet e tjera të Superiores: Dinamo-Laçi, Skënderbeu-Partizani, Tirana-Egnatia. Sa i takon sfidës që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ku Vllaznia pret kampionen Teuta, mësohet se kjo ndeshje do të fillojë në orën 16.45.

Ndryshe nga një vitë më parë, kur Vllazia dhe Teuta luftonin deri në sekondën e fundit të kampionatit për fitimin e titullit, ku durrsakët përfituan vetëm me anë të golaverazhit, përballja e kësaj fundjave i gjen të dyja skuadrat në pozita krejt ndryshe në tabelën e klasifikimit.

Kuqeblutë janë disi më mirë sesa durrsakët duke u renditur në vendin e katërt, por sidoqoftë larg kreut pasi diferenca me kryesuesen Tirana është në 13 pikë. Ndërkohë që Teuta është edhe më poshtë sesa Vllaznia, pasi renditet në vendin e gjashtë me 21 pikë, 9 pikë larg Vllaznisë së vendit të katërt dhe 22 pikë larg Tiranës kryesuese.

Megjithatë, për vetë emrin dhe traditat që mbartin në vetvete, çifti Vllaznia-Teuta pritet tgë jetë shumë i dyluftuar pasditën e kësaj të diele. Durrsakët vijnë në Shkodër pa Edi Martinin në pankinë që tashmë e ka zëvendësuar Renato Arapi, por forca e bregdetarëve qëndron tek dy shkodranët e sulmit Rubin Hebaj dhe Ilsi Gruda.

Në veçanti, shtatlarti Hebaj, pas kthimit nga Shkëndija e Tetovës është shfaqur si golashënuesi kryesor për durrsakët. Nndërkohë, ashtu siç e shprehu tekniku Brdariç në prononcimin pas ndeshjes me Flamurtarin për Kupë, në kampin kuqeblu shfaqen shumë të mobilizuar për ta kaluar me sukses këtë sfidë. Jo vetem për të mos e lëshuar zonën europiane të katërshes së parë, por në të njëjtën kohë duke përfituar nga ndonjë hap fals i bardhebluve, vazhdojnë të mos heqin dorë nga pretendimi për titullin.

Në pritje të përballjes me durrsakët, Vllaznia ka zhvilluar të premten seancën stervitore në fushën sportive “Reshit Rusi”, ndërkohë që ka në dispozicion edhe një tjetër seancë anti-Teuta, të cilën, sipas burimeve pranë klubit kuqeblu, do ta zhvillojë paraditen e së shtunës po në “Reshit Rusi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img