Sunday, September 22, 2024

Futboll Kalçeto 5×5-Të shtunën luhet Java e dytë e fazës së dytë

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit amator 5×5 për Rajonin Verior të Qarkut Shkodër, të shtunën luan ndeshjet e Javës së dytë fazës së dytë.

Katër çiftet e kësaj jave do t’i luajnë ndeshjet e tyre, dy në Kalçeton “Lici” dhe dy të tjera në Kalçeton e Gurit të Zi duke pasur këtë kalendar: Don Bosko – Manchester, Panters – Vllaznimi, Shqiponja – Air Albania, Gur i Zi – Olimpik.

Kalendari i ndeshjeve të së shtunës, datë 12.02.2022

Don Bosko – Manchester  Kalçeto “Lici”, ora (19:00)

Panters – Vllaznimi Kalçeto “Lici”, ora (20:00)

Shqiponja – Air Albania  Kalçceto “Gur i Zi”, ora 18:00

Gur i Zi – Olimpik , Kalçeto “Gur i Zi”, ora 19:00

Kampionatin Kombëtar të Futbollit amator 5×5 për Rajonin Verior të Qarkut Shkodër, pas javës së parë të fazës së dytë e kryeson Air Albania me 24 pikë. Në vend të dytë është Panters me 16 pikë, për të vijuar me Manchester, Dom Bosko dhe Shqiponja me nga 12 pikë, Vllaznimi 9 pikë, Guri i Zi 7 dhe Olimpik 3 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img