Saturday, September 21, 2024

(Intervista) Pragndeshja Partizani-Vllaznia. Brdariç: Jemi me grup të plotë, nesër fitojmë dhe festojmë me tifozët tanë!

Lexo

Pasi ka mbyllur seancën stervitore, e fundit anti-Partizan, tekniku i kuqebluve, Thomas Brdariç ështës paraqitur në Konferencën për shtyp dhënë në mjediset e stadioumit “Loro Boriçi”. Përgjithësisht, ai është shfaqur i kënaqur me gjendjen e skuadrës së tij duke paralajmëruar fitoren e radhës në kryeqytet, të cilën tha se do ta festojmë me tifozët e zjarrtë të Vllaznisë.

Profesor, duket se kjo përballje vjen në një moment të mirë për skuadrën tuaj kuqeblu.

Kemi shumë dëshirë për t’u përballur në këtë ndeshje të fortë me Partizanin. Kemi dëshirë dhe uri për të shkaktuar humbjen e tyre. Është diçka e mire që kemi të gjithë grupin në dispozicion. Kemi lojtarë të aftë për të luajtur, rëndësi ka që veç anës fizike, të jenë mirë edhe nga ana mentale.

Katër golat e shënuar ndaj Teutës, janë një sinjal për të tjerë edhe në “Air Albania”?

Nesër ndeshja është interesante, jemi të aftë për të shënuar gola. Duhet të gjejmë balancë të mirë mes sulmit dhe mbrojtjes. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për ne. Fitorja varet çdo gjë nga ne. Të dyja ndeshjet e shkuara kanë qenë të ngushta. Nesër diferencën e bëjnë detajet. Të mësohemi me gjërat thelbësore. Kanë marrë sulmuesin e ri Skuka, që ndeshjet e fundit ka shënuar gola, duhet të jemi të përqëndruar.

Një ditë më parë në Superligën e U-19, Vllaznia mundi në minutën e fundit Partizanin 3-2. Është kjo shtysë emocionale për të fituar edhe në “Air Albania” me ekipin e parë?

Sigurisht, është indicie e mirë për ne. Gjë e mirë për të rinjtë, i përgëzojmë sepse jemi një ekip. Kanë shumë rëndësi për ne, ata na shohin si shembuj dhe ne kemi sytë te ata. Do bëjmë më të mirën për të dalë me pikë të plota nesër.

Tifozëria e zjarrtë shkodrane po shtohet nga ndeshja në ndeshje. Pritet të jenë të shumtë edhe ndaj Partizanit në kryeqytet.

Tifozët tanë janë një ndihmë e madhe për lojtarët dhe ne, i falenderoj për mbështetjen dhe dua që nesër ta festoj me ta fitoren pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img