Sunday, November 24, 2024

Barazim, 1-1 në kryesfidën Partizani-Vllaznia. Kuqeblutë, ankesa të shumta për gjykimin

Lexo

Partizani-Vllaznia 1:1 (Shënues: Latifi 11’(p)/Cara 65’)

E shtunë, 19 shkurt 2022, ora 16:45, Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

Partizani: Hoxha, Belica, Marku, Bitri, Hadroj, Murataj(Mirosavljev 61’), Liço(Cara 46’), Kallaku, Mala, Stenio Zhunior, Skuka. Trajner: Thomas Brdariç

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta(Heriç 68’), Dianje, Adili, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonzi, Latifi, Da Silva(Kruja 66’), Gjurgjeviç(Aralica 58’). Trajner: Dritan Mehmeti

Gjyqtar: Florjan Lata

Në barazim 1 me 1 është mbyllur ndeshja Partizani-Vllaznia, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit. E konsideruar si kryendeshja e Javës së 21-të të Kategorisë Superiore, sfida në fjalë filloi në mënyrën më të mirë për kuqeblutë, të cilët kalojnë në avantazh që në minutën e 11-të me një gol të shënuar me penallti nga Latifi.

Pa u larguar nga ky moment duhet thënë se në gjuajtjen e parë, portjeri Alban Hoxha ia priti gjuajtjen Liridon Latifit, por ndërsa loja rifilloi normalisht, ishte sinjalizimi i sistemit VAR që kërkoi përsëritjen e gjuajtjes së penalltisë për lëvizje të portjerit vendas në kundërshtim merregulloren. Dhe këtë radhë, për herë të dytë nga pika e bardhë e penalltisë, Latifi tregohet i saktë. Vllaznia në avantazh 0-1, ndërkohë që vetë Latifi shkon në kuotën e 9 golave duke u barazuar me Xhixhen e Tiranës, dy më pak sesa Seferi që kryeson me 11 gola.

Menjëherë pas avantazhit, Vllaznia pretendon për një të verdhë të dytë në dëm të Bitrit, që nëse arbitri i fushës apo edhe VAR do ta akordonte, Partizani do të mbetej me 10-të lojtarë në fushë që prej minutës së 20-të.

Por, ndryshe veprohet në minutën e 45-të me Hakajn, i cili pas një dylutimi me Albion Markun e Partizanit, ku arbitri Lata pas konsultimit me VAR si dhe vëzhgimit të pamjeve nga vetë ai, nxjerrë të kuqin për futbollistin shkodran duke e lënë Vllazninë me një futbollist më pak në fushën e lojës.

0-1 pjesa e parë për Vllazninë, ndërkohë që 45 minutëshi i dytë është për skuadrën vendase, e cila duke përfituar edhe me epërsinë numerike në fushën e lojës ushtron presion në portën e Vllaznisë duke shënuar golin e barazimit në minutën e 65-të me autor Carën. Por, edhe këtu ka vend për VAR-in, i cili, edhe pse gjyqtari anësor e ka anoluar golin për pozicion jashtë loje, ai e quan të drejtë.

Në vijim, Vllaznia merr një tjetër goditje kur për arsye dëmtimi kapiteni Gurishta nuk mund të vijojë më në fushën e lojës. Ndërsa ankesat për gjykimin janë të vazhdueshme nga stafi kuqeblu, e sidomos nga trajneri Brdariç, i cili edhe ai ndëshkohet me katonin e verdhë, i katërti për të që e penalizon për të drejtuar skuadrën në ndeshjen e radhës.

Minutat e fundit janë për vendasit, të cilët kërkojnë me insistim golin e avantazhit, madje në minutën e dytë të kohës shtesë i afrohen jashtë mase kur Cara godet me kokë traversen e Zogoviç.

Përfundimisht, barazim 1 me 1, në një ndeshje pak a shumë me dy fytyra, e para për Vllazninë dhe e dyta për Partizanin. Barazim që i mban të dyja skuadrat në pozitat e mëparshme, Vllazninë në vendin e katërt dhe Partizanin në të pestin me 5 pikë më pas sesa kuqeblutë.

Dy pikë të lëna këto për Vllazninë, që nëse Tirana arrin të fitojë në ndeshjen e së dieles përballë Dinamos, atëherë diferenca me kuqeblutë shkon në plus 17 pikë duke e vështirësuar edhe më shumë mundësinë e kapjes së kreut të renditjes.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img