Java e 20-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë ka regjistruar rezultate interesante. Bylisi kryesues ndalet në Peshkopi nga Korabi vendas, i cili e mund me rezultatin 1 me 0. Fitore kjo që forcon pozitat e dibranëve në vendin e tretë tashmë me 38 pikë, por nga ana tjetër rihap garën për titull. Kjo, pasi Erzeni I dyti që e ndjek Bylisin nga pas, me fitoren e arritur sot 1-0 ndaj Maliqit ngjitet në kuotën e 45 pikëve, dy më pas sesa ballshiotët kryesues.
Fitore shumë të rëndësishme këtë javë ka regjistruar edhe Tërbuni, i cii duke luajtur në transfertë mundi me rezultatin 1-2 Shkumbinin e Peqinit.Me këtë fitore pukjanët e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri shkojnë në kuotën e 31 pikëve duke u rreshtuar në vend të katërt pas Korabit të Peshkopisë.
Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Turbina që sfidon Pogradecin në fushën e tij me rezultatin 1-2.
Me fitore i kanë mbyllur ndeshjet e tyre të kësaj jave edhe Vora që shkatërron Butrintin duke e mundur 4-1. Po kështu, Burreli mund pastër Besëlidhjen 3-0. Ndërkohë, mininimalisht, port ë merituara janë edhe fitoret e Apolonisë ndaj dhe Lushnjës 1-0, si dhe Tomori, me të nëjtin rezultat mund Besën e Kavajës.
Rezultatet e Javës së 20-të të Kategorisë së Parë:
Korabi-Bylis 1-0, Erzeni-Maliqi 1-0, Burreli-Besëlidhja 3-0, Shkumbini-Tërbuni 1-2, Pogradeci-Turbina 1-2, Apolonia-Tomori 1-0, Lushnja-Besa 1-0, Vora-Butrinti 4-1