Sunday, November 24, 2024

Trajneri i Partizanit, Mehmeti: Nuk ishte ndeshje me dy fytyra, Vllaznia dominoi vetëm 25 minuta

Lexo

Për teknikun e të kuqve, Dritan Mehmeti, komentet mediatike se sfida Partizani-Vllaznia ishte një ndeshje me dy fytyra, nuk janë reale. Sipas tij, kuqeblutë dominuan vetëm 25 minuta dhe jo një pjesë loje.

“Nuk jam dakord, Vllaznia ka dominuar vetëm 25 minutat e para. E nisëm keq takimin. Në pjesën e dytë të pjesës së parë kemi bërë mjaft mirë. Skuadra duhet të jetë më e qetë. Megjithatë skuadra tregoi forcë karakteri. Kemi dominuar ndeshjen, por goli të jep fitoren.”, u shpreh fillimisht për Supersport, tekniku Mehmeti.

Duke folur për sulmuesit e skuadrës së tij, Mehmeti vlerëson Carën që shënoi sot ndaj Vllaznisë golin e barazimit, por ndërkohë, thotë se dihen vlerat e Skukës.

Në vazhdim, ai mendon se situatat e paraqitura duhej të zgjidheshin më mirë. “U mundova të bëjë maksimumin, kam luajtur me dy sulmues qendre dhe 3 anësor. Pesë sulmues që kisha u mundova ti aktivizojë, por ajo që na mungoi ishte qetësia. E kam parë Vllazninë dy ndeshjet e para dhe u përgatita për një modul tjetër. Mendoj se duhet të tregoheshim me më personalitet, në mënyrën si e nisëm ndeshjen. Ndjenja e presionit që kishim për të fituar ndeshjen na vendosi në situata të vështira, sepse e mbivlerësuam kundërshtarin.”, theksoi ndër të tjera, Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img