Thursday, November 14, 2024

Kastrioti ndal Tiranën, vendos dopieta e ish futbollistit të Vllaznisë, Kaina

Lexo

Java e 21-të e Kategorisë Superiore rezervoi një përballje interesante. Në stadiumin e Kamzës u balluan dy ekstremet e tabelës së klasifikimit. Tirana e vendit të parë luante përballë Kastriotit të vendit të fundit në renditjes.

Edhe pse diferencat janë të mëdha, përfundimi i ndeshjes fikson fitoren e Kastriotit me rezultatin 2 me 1. Për tre pikëshin e krutanëve ka menduar ish futbollisti i Vllaznisë, braziliani Kaina, i cili për mungesë hapësire në skuadrën kuqeblu, në merkaton e janarit zgjodhi që pjesën e dytë të sezonit ta vijojë në përbërje të Kastriotit.

Kjo ndeshje për brazilianin do t’i mbetet shumë në kujtese, pasi shënoi dy herë në portën e bardhebluve. Goli i parë erdhi shumë shpejt, që në minutën e 14-të, ndërkohë që i dyti në minutën e 81-të duke e çuar avantazhin në 2-0 për Kastriotin.

Tirana arrin të shkurtojë diferencen e disavantazh, më pas bën të gjitha përpjekjet për të gjetur të paktën golin e barazimit, por nuk ia arrin qëllimit.

Me këtë fitore, Kastrioti rikthen shpresat e mbijeteses, pasi me 18 pikët aktuale ngjitet një vend në renditje duke zbritur në vendin e fundit Skënderbeun me 16 pikë, ndërkohë që nj vend më sipër ka Egnatian me 19 pikë.

Ndërkohë, Tirana ndalet pas shumë ndeshjeve pozitive duke bërë që të rihapet gara për titull. Kërcënimin kryesor e ka nga Laçi, që pas fitores me Kukësin i afrohet me tre pikë, ndërkohë që në ndjekje të bardhebluve është edhe Vllaznia e vendit të katërt.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img