“Air Albania” – “Panters”, ka qënë kryendeshja e Javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit amator 5×5 që po zhvillohet për herë të parë në Rajonin e Shkodrës. Përballë njëri tjetrit kanë qënë Air Albania e vendit të parë me Panters të vendit të dytë të renditjes.
Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, edhe në këtë futbollistët e “Air Albania” kanë qënë të suksesshëm në fushën e lojës duke arritur të fitojnë 3 me 1 përballë rivalit direkt, Panters. Me këtë fitore, Air Albania shkon në kuotën e 30 pikëve duke vijuar të kryrsojë kampionatin, dulke iu shkëputur ndjeshëm rivalit direkt Pantes, tashmë me 13 pikë diferencë.
Një paraqitje të mirë në këtë javë ka bërë edhe ekipi i Vllaznimit, i cili mundi me rezultatin e thellë 9-4 ekipin e Don Boskos. Ndërkohë, dy takimet e tjera, Manchester – Gur i Zi dhe Olimpik – Shqiponja janë shoqëruar me një luftë të fortë sportive, ku për të përcaktuar fituesin ka qënë një rezultat i ngushtë me një gol diferencë. Kështu, në ballafaqimin e parë Manchester fiton me rezultatin 4-3 Gurin e Zi. Ndërsa, në çiftin tjetër, Shqiponja mundi Olimpik po me rezultatin 4-3.
Rezultatet e Javës së Tretë-Faza e Dytë:
Vllaznimi – Don Bosko (9-4)
Manchester – Gur i Zi (4-3)
Olimpik – Shqiponja (3-4)
Air Albania – Panters ( 3-1)
Renditja pas javes së 3-të, faza 2 :
- Air Albania 30 pikë
- Manchester 18
- Panters 17
- Shqiponja 15
- Don Bosko 12
- Vllaznimi 10
- Gur i Zi 10
- Olimpik 3