“Biletat 1 euro në njëmbëdhjetë sektorë të Meazza”.
Kjo është nisma që Milan-i po promovon në funksion të ndeshjes Milan-Udinese, për të tentuar të mbushë stadiumin edhe në një ndeshje mjaft të komplikuar nga pikëpamja e orarit.
Ndeshja është planifikuar të premten në orën 18:45. Masat anti-Covid janë liruar dhe duke qenë se Milan lufton këtë vit për titullin kampion, pretendohet që stadiumi të mbushet në kapacitetin 75 përqind.
Për t’iu afruar sa më shumë këtij pragu, klubi në via Aldo Rossi ka nisur “Promo Friends”. Praktikisht, ata që blejnë një biletë të plotë, ose një biletë nën 30 ose mbi 60 vjeç, kanë të drejtë të kenë deri në 3 bileta shtesë, me çmimin 1 euro secila.
Biletat fillojnë nga 12 euro, nën 16 vjeç nga 9 euro nëse shoqërohet nga një i rritur. . Nën 30 vjeç nga 9 euro dhe mbi 60 vjeç mund të blejnë një kupon duke filluar nga 19 euro, gjithmonë në sektorë të caktuar.