Skënderbeu-Vllaznia 3:0
(25-19, 25-16, 25-15)
Superliga e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra luajti mbrëmjen e sotme ndeshjet e mbetura të javës së 10-të. Kalendari këtë javë e kishte vendosur Vllazninë të luante në transfertë me ekipin më të mirë të Superligës, Skënderbeun krysues të kampionatit.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës foli e gjitha për ekipin korçar. Seti i parë ishte ai që kishte në një farë mënyre më tepër rivalitet, ku në fund volejbollistet vendase shkëputen dhe arrijnë ta fitojnë me rezultatin 25-19.
Më pas, në dy setet e tjera, në fushë është vetëm Skënderbeu, i cili duke dominuar në të gjitha drejtimet, fiton setin e dytë me shifrat 25-16 si dhe të tretin 25-15 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 0.
Po për Javën e 10-të, Lushnja është mundur nga Partizani 0-3 dhe po kështu, Flamurtari është mundur nga Barleti Volej 0-3.
Pas javës së 10-të, tabelën e klasifikimit e kryeson Skënderbeu me 30 pikë, e ndjekur nga Tirana, Barleti Volej, Vllaznia, Partizani, Lushnja, Apolonia, Flamurtari.