Sunday, November 24, 2024

Josa: “Të humbësh nuk është dramë, por mënyra se si humbëm ishte e shëmtuar. Laçi të qëndrojë me këmbë në tokë”

Lexo

Për Mirel Josën, të humbësh ndaj Tiranës nuk është ndonjë çudi, por mënyra se si u dorëzuan kurbinasit nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit kryeqytetas, që në “Gol pas Goli” u shpreh”

“Të humbësh nuk është dramë, por mënyra se si humbën ne ishte e shëmtuar. Nuk dua të nënvlerësoj cilësitë e Tiranës, por ato gabime sidomos te goli I parë dhe I tretë, pas hyrë të markimet në pozicionet standard, apo te goli i katërt, nga gabimi I një lojtari që ishte shokuar që te goli I parë. Mund të bëja ndryshime, por erdhi goditja shumë shpejt nga Tirana, ndaj e lamë që të mbyllje pjesa e parë.”

Presioni ndaj Laçit: “Nuk ka pse lojtarët të kenë presion, nuk i kishin bërë këto gabime më parë. Po dal te goli i tretë dhe te goli i kornes, kishim vendosje shumë të gabuara, mosmarkimi ishte fatal. Një ndeshje me Tiranën mund të humbet, diferenca është gjashtë pikë sërish, por mënyra si humbëm nuk më pëlqeu. Kampionat ka shumë, më intereson që skuadra të uket me këmbë në tokë. Nuk ka mundësi një ndeshje të na çojë në këtë pikë ku shkuam sot.

Zëvendësimi i Roganovicit: “Roganovic ishte shumë dobët psikologjiksht, u pa edhe në dhomat e zhveshjes. Nuk dua të godas një lojtar që bën ato gabime, foshnjërake që nuk i ka bërë ndonjëherë në stërvitje. Patëm një shthyrje në lëvizje, qoftë nga Ziko dhe nga Ujka. Humbëm topin shumë herë dhe përfitoi Tirana, që na kapi në befasi. Nuk po flas për golin e katërt, me një top pas shpinë për Xhixhën. Në fakt kishim punuar gjatë gjithë javës për mënyrën se si luan Xhixha.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img