Sunday, November 24, 2024

Shehi: “Më e rëndësishme të dish të ringrihesh, nder që kam mësuar nga Josa”

Lexo

Orges Shehi, i kënaqur me suksesin ndaj një rivali të drejtpërdrejtë si Laçi, theksoi pas fitores së thellë 4-1 që humbja me Kastriotin nuk kishte ndikuar aspak në mentalitetin e bardhebluve.

“Dua të falënderoj publikun që na mbështeti. Djemtë e kanë interpretuar shumë mirë, duke ushtruar presion, duke bllokuar edhe pikat e tyre të forta. Rezultati është shumë i kënaqshëm. Nuk kemi bërë perfomancë të keqe para kësaj sfide, por sigurisht që skuadra do të ketë vështirësi. Është e rëndësishme të dish të ringrihesh. Ishte një fitore ndaj një skuadre që ka bërë shumë mirë. E rëndësishme është që u rikthyem.”

Administrimi i lojës: “Pas humbjes me Kastrioti nuk kemi fare analizë, kemi thënë që çfarë ka ikur ka ikur, fokusi ishte te takimi i sotëm. Kush shkon 4-0, bie pak motivimi, nuk do të donim të pësonim. Kundërshtari na vuri pak në vështirësi, por pastaj i morëm masat. I neutralizuam pikat e kundërshtarit, me kalimin e minutave u munduam të rifreskonim skuadrën, sepse na pret një ndeshje e rëndësishme.”

Nxënësi kundër profesorit: “Kam punuar katër vite me Josën, për mua trajnerët e mi mbeten profesorë. Kemi dalë katër herë kampion, kemi shkuar në grupet e Europa League-s. Një lojtar duhet të thithë sa më shumë nga trajnerët e suksesshëm. Është nder të mësosh nga trajnerë të tillë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img