Friday, September 20, 2024

Shpërthimi i Longos: Përse flisni mirë vetëm për Vllazninë kur Kukësi është më lart? Vetëm Kukësi luan futboll në Shqipëri

Lexo

Pas barazimit 1-1 me Teutën, trajneri i Kukësit, Diego Longo ka thënë se ai dhe ekipi I tij sulmohen gjithë kohës nga gazetarët, teksa sipas teknikut italian e njëjta gjë nuk ndodh me Vllanzinë dhe trajnerin e saj, Thomas Brdariç.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, Longo theksoi se vetëm Kukësi luan futboll, pasi sipas tij skuadrat e tjera dinë vetëm të vonojnë lojën. Ai shtoi ndër të tjera se Kukësi ka një ecuri shumë të mirë dhe për këtë gjë duhet të vlerësohet.

Barazimi?: “Ndodhi që jemi në vendin e tretë, që në fazën e parë kemi marrë 7 pikë në 4 ndeshje edhe në fazën e dytë e të tretën. Ndoshta jemi ambicioz dhe synojmë gjëra të mëdha, por ndonjëherë nuk ndodhin. Flasin keq për ne kur humbim, por nuk flasin mirë kur fitojmë. Ndërsa e kundërta ndodh me Vllazninë, flasin mirë për të dhe trajnerin e saj edhe pse janë pas nesh.

Vllaznia?: “Nuk them që duhet të flitet keq për Vllazninë, por kur është më pak pikë se ne flitet mirë për Vllazninë, unë vetë e vlerësoj Vllazninë më shumë se skuadrat e tjera, por për të flasin mirë gjithë kohës, ndërsa për ne jo.”

Pse nuk flasin mirë për ju? “E respektoj këtë që gazetarët thonë, por unë kam idenë time, ndoshta të gjithë ekipet kur luajnë kundër nesh nuk luajnë futboll. Kur them që ekipet e tjera nuk luajnë futboll, e them se humbasin shumë kohë në fushë, ne mundohemi ta ndryshojmë këtë gjë, por ata na pengojnë.”

Çfarë i thoni lojtarëve? “Futbollistëve u thash që të mos dëgjojnë fjalët e këqija që mund të thuhen pas barazimit ndaj Teutës dhe e përsëris që po bëjmë të njëjtën gjë që bëmë në dy fazat e para, pra kemi 7 pikë në katër ndeshje.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img