(Video) Vllaznia mposht Elbasanin. Shkodranët nisin të shohin drejt zonës europiane! Vendos goli i talentit 17 vjeçar, Sokol Uldedaj

Vllaznia-Elbasani 1-0(Shënues: Sokol Uldedaj 45’)

Vllaznia ka mar një fitore shumë të rëndësishme në javën e 11-të të Abissnet Superiore duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Elbasanin në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një sukses me vlera të veçanta për skuadrën shkodrane e cila rikthehet te tri pikët dhe mer një shtysë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Përballë një kundërshtari që kishte treguar stabilitet në javët e fundit Vllaznia arriti të gjente rrugën e rrjetës në një moment mjaft të rëndësishëm të takimit.

Ishte Uldedaj ai që vendosi fatin e kësaj sfide, duke shënuar në minutën e 45-të dhe duke dërguar skuadrën e tij në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 1-0.

Ky gol rezultoi vendimtar për fatin e takimit pasi shkodranët arritën ta administronin avantazhin deri në përfundim duke siguruar një fitore që ka rëndësi jo vetëm për pikët por edhe për moralin e skuadrës.

Me këtë triumf Vllaznia regjistron fitoren e tretë sezonale dhe shkon në kuotën e 12 pikëve duke u pozicionuar në vendin e shtatë të renditjes.

Diferenca me skuadrat që synojnë zonën europiane mbetet një objektiv për tu kapur ndërsa ky sukses mund të shërbejë si pikënisje për një ecuri më pozitive në javët e ardhshme.

Në krahun tjetër Elbasani pëson një goditje në këtë javë duke regjistruar humbjen e parë që prej momentit kur Glen Daja mori drejtimin e skuadrës.

Verdheblutë nuk arrijnë të marin pikë në Shkodër dhe tashmë zbresin në vendin e pestë me 14 pikë.

Për Elbasanin kjo humbje vjen në një moment kur objektivi është të qëndrojë sa më pran kreut të renditjes ndërsa për Vllazninë tre pikët e mara në “Loro Boriçi” kanë një peshë të veçantë.

Java e 11-të sjell kështu një rezultat pozitiv për shkodranët të cilët pas këtij triumfi kan arsye të besojnë më shumë te rikthimi në garën për zonën evropiane.

(Video) Pamjet pikante nga ndeshja Vllaznia-Elbasani(1-0), si dhe prononcimet e trajnerëve Csaba Laszlo(Vllaznia) dhe Glen Daja(Elbasani) mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe